Ekipi i Kosovës në xhudo e mbylli Kampionatin Evropian “Lisbona 2021” me tri medalje të fituara.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova fituan medalje të arta, derisa Nora Gjakova e fitoi të bronztën, shkruan FrontOnline.
Përveç tyre, Kosova mori pjesë në këtë garë edhe me Laura Fazliun dhe Loriana Kukën, të cilat zunë vendin e pestë në kategoritë përkatëse.
Me këto arritje të xhudistëve të Kosovës është shprehur shumë i lumtur edhe trajneri Driton Kuka.
Në rrjetin social “Facebook”, Kuka ka shkruar:
“Kosova përmbylli Evropianin më të trofeshëm në histori të sportit të xhudos e mbarë Sportit Kosovar!
Dy medalje të arta një e bronztë dhe dy vende të pesta!
Medalja e parë për të rritur për meshkuj!
Akil Gjakova theu akullin për medalje Elitare,por ai është edhe Kampioni i parë dhe i vetëm Evropian në sporte Olimpike nē historinë e sportit tonë!
Distria Kanpione Evropiane për herë të parë në karrieren e saj,dominimi saj nē Botë po vazhdon.
Nora Gjakova e bronztë e shkelqyeshme ishte në çdo aspekt.
Loriana e Laura erdhën afër medaljes por në luftat vendimtare sishin në koncentrim të duhur.
Flaka humbi në xhiron e parë por ajo së shpejti do vij në mesin e më të mirave.
Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroj medaljet e para Elitare për shtetin tonë sivjet.
Nesër drejt atdheut me medalje të cilat fitohen në arena sportive dhe kjo është vlera në sport!
Po po vlera në sport janë medaljet e prezentimi i shtetit fuqishëm kudo në Botë!
Prapë po e potencoj ….
Me ujë,zjarr e Xhudon e Kosovës ska lojë!
Foto po flet vet miq“./FrontOnline/