×
  • Sport
  • Sport

    Kuka: Kosova me ekip të përgjysmuar po me medalje

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Kosova ka përmbyllur me sukses Kampionatin Evropian të xhudos për vitin 2025 që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, sipas trajnerit Driton kuka.

    “Me ekip të përgjysmuar për shkak të lëndimeve, nga Podgorica po kthehemi me një të artë, një vend të shtatë dhe me paraqitje të mira të gjithë ekipit prej katër garuesve. Distria shkëlqeu, Akili luftoi si kolos, Dardani na befasoi për të mirë, dhe Laurina fitoi përvojë. Bravo për të gjithë”, ka shkruar Kuka.

    Ai ka shkruar për secilin garues, duke filluar nga Distria Krasniqi.

    Në ditën e parë të garave, të mërkurën, Distria Krasniqi shkëlqeu në tatami duke triumfuar në kategorinë deri në 52 kilogramë. Ajo u shpall kampione e Evropës dhe siguroi medaljen e artë për Kosovën.

    Në të njëjtën ditë, në gara mori pjesë edhe xhudistja e re Laurina Gashi, e cila, sipas trajnerit Kuka, po grumbullon përvojë për sfidat e ardhshme.

    Ditën e dytë, të enjten, në garë u përfshinë edhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena në kategorinë deri në 73 kilogramë. Gjakova arriti deri në çerekfinale, ku pas një lufte epike prej 16 minutash u mposht nga legjenda e xhudos, Lasha Shavdatuashvili. Për shkak të lodhjes ekstreme, as Gjakova në repasazh e as Shavdatuashvili në gjysmëfinale nuk arritën të fitonin luftërat e radhës. Akili përfundoi Evropianin në vendin e shtatë.

    Ndërkohë, Dardan Cena bëri një paraqitje pozitive, duke fituar dy duele ndaj kundërshtarëve nga Izraeli dhe Ukraina, por u ndal nga një xhudist rus në raundet pasuese./RTK/

    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2025
    Do ta shkruhet menjëherë: sezoni i Lamine Yamal, 17 vjeç, nga Esplugues de Llobregat, kufizohet me përsosmërinë absolute. Rruga është ende e...
    Sport15 Maj 2025
    Barcelona edhe matematikisht është kampione e Spanjës pas një ndeshjeje të zjarrtë kundër rivalëve lokalë të Espanyol-it, ku talenti i jashtëzakonshëm Lamine...
    Sport15 Maj 2025
    “Jemi në pikën e kuqe të vonesës”. Me këtë deklaratë, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka ngritur alarmin për...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë para mediave kosovare se dialogu Kosovë-Serbi dhe situata në Ballkanin Perëndimor, “me patjetër...
    Lajme16 Maj 2025
    Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë në Tiranë, të enjten, se ekziston vrull i ri në procesin e zgjerimit të...
    Lajme16 Maj 2025
    Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, sapo ka arritur në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Nga gazetarët ajo...
    Lajme16 Maj 2025
    Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) importi i energjisë ka pësuar rritje viteve të fundit E lidhur me këtë ka reaguar...
    Lajme16 Maj 2025
    Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Dritëro Arifi, ka deklaruar për “Front Online” se orientimi diplomatik i Qeverisë së Kosovës për anëtarësim...
    Lajme16 Maj 2025
    Me një vendim të kabinetit, qeveria e re federale në Gjermani ka vendosur të shfuqizojë disa poste të dërguarish të posaçëm –...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.