Driton Kuka e ka nisur ditën e sotme me një fotografi të xhudistes Majlinda Kelmendi.
Trajneri i mirënjohur i xhudos në Kosovës ka kujtuar dhimbjet dhe sakrificat e Majlindës, derisa ka uruar të gjithë për një javë të mbarë, shkruan FrontOnline.
Kuka shkruan se ky sukses fitohet vetëm me punë.
Postimi i plotë i Driton Kukës në “Facebook”:
“#mondaymotivation
Shikim me adhurim e buzëqeshje për medaljen e Artë Olimpike!
Shumë e shumë vite punë,dhimbje lot e sakrificë për një buzëqeshje e shikim të tillë!
Për besë kjo fitohet me punë e jo ndërskamsa e llafe kafesh pas shpinde”./FrontOnline/