Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini dhe bashkëshorti i saj rumun, Dragos Savulescu u bënë prindër të herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.
Djali i saj Kyree erdhi në jetë nga një nënë surrogate, megjithatë lidhja me Angelën ka qenë shumë e fortë që në momentin e parë.
Sot, modelja ka vendosur që ta prezantojë për herë të parë publikisht imazhin e tij, duke postuar disa foto në rrjetet sociale.
“Portreti i lumturisë sime”, ka shkruar Angela, ndërkohë në një tjetër postim në Instastory tregon se Kyree i ka sytë blu si nëna e saj.