Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar ekipet, që janë duke kujdestaruar në ndërmarrje.
Përmes një postimi, Osmani ka falënderuar puntorët e ndërrmarjes ‘Termokos’, për përkushtimin dhe gaditshmërin për të ofruar shërbim të gjithë konsumatorëve.
Postimi i plotë:
Kujdestarët e Prishtinës së ngrohtë
Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani në natën e ndërrimit të moteve ka vizituar ekipet, që janë duke kujdestaruar në ndërmarrje.
Kryeshefi Osmani ka falenderuar, siç i ka quajtur, kujdestarët e Prishtinës së ngrohtë për përkushtimin dhe gatishmërinë për të ofruar shërbim të mjaftueshëm dhe cilësor për gjithë konsumatorët e ndërmarrjes.
Në natën e fundit të vitit, që po lëmë pas, në emër të ekipës kujdestare dhe gjithë punëtorëve të ndërmarrjes, z.Fisnik Osmani ka përcjellë urimet më të mira për Vitin e Ri 2025!