×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Kujdes, sot e hëna blu, dita më stresuese e 2025-ës

    FrontOnline
    20 Janar 2025

    E hëna e tretë e Janarit njihet gjerësisht si e hëna blu, e ashtuquajtura dita më stresuese e vitit.

    Këtë vit është 20 janari.

    Ka shumë pak shpjegime shkencore se çfarë fshihet pas së të Hënës Blu, por ka disa arsye se pse kjo ditë na bën të ndihemi më të trishtuar se zakonisht.

    Në fakt, është edhe koha kur kanadezët shohin më pak diell, njerëzit në përgjithësi nuk kanë shumë oreks për të ngrënë dhe është koha kur kuptojnë se nga gjithë ato plane që bënë për Vitin e Ri, deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar, pa shtuar borxhet dhe dëshirën që ditët e ftohta të mbarojnë sa më shpejt.

    Megjithatë, neuroshkencëtari Dean Burnett, thotë se ky koncept është një shpikje e njerëzimit pasi nuk ka asnjë arsye pse duhet të quhet dita me stresuese e vitit.

    Ideja për të hënën blu sipas disa faqeve website lindi për herë të parë në vitin 2005 nga një agjenci udhëtimesh me emrin Sky Travel, dhe u quajt dita ku askush nuk ka dëshirë të udhëtojë nën qiellin gri dhe kjo agjenci e përdori termin për të ngjallur më shumë interes e për të tërhequr më shumë klientë.

    Neuroshkencëtari thotë se nuk ekziston depresioni 24 orësh. Sipas tij shëndeti mendor nuk funksionon në këtë mënyrë të përcaktuari me ditë dhe nëse ka njerëz që e besojnë mund të jetë e dëmshme psikologjikisht.

    E vërteta sipas tij është kjo: Mesi i janarit logjikshëm është i zymtë, i lodhshëm, është faza kur trupi mësohet me ndryshimet pas festave, më pak ushqim, më pak muzikë në sfond, më pak udhëtime, ftohtë dhe rikthim në rutinën e përditshme pa njerëz të afërt rrotull. Gjithesi për t`i shpëtuar kësaj ndjesie, është mirë të ruani pozitivitetin dhe të konsumoni vitaminë D.

    Nga Rubrika
    Lifestyle18 Prill 2025
    Konsumimi i arrave mund të përmirësojë shëndetin e spermës, ka treguar një studim i ri. Meshkujt të cilët konsumuan sasi të moderuar...
    Lifestyle17 Prill 2025
    Dashi Horoskopi i datës 17 prill 2025 nga Christine Haas Dielli do ju bëjë të shihni anën piktoreske të jetës gjatë kësaj...
    Lifestyle16 Prill 2025
    Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, do të tërhiqet brenda ditësh nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes mes Rusisë dhe Ukrainës,...
    Sport18 Prill 2025
    Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, u paraqit i qetë në konferencën për shtyp pas ndeshjes të së martës mbrëma në Gjermani, pasi...
    Vip18 Prill 2025
    Pasditen e sotme në një bisedë të zhvilluar mes finalistëve të “Big Brotherit”, Rozana kritikon se pse Gjesti nuk e meriton finale....
    Lajme18 Prill 2025
    I riu Aldion (Hajdin) Mulaj, i cili ndërroi jetë të enjten pas një aksidenti në Drenas, do të varroset sot në ora...
    Lajme18 Prill 2025
    Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, tha se për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës nuk ka “një përgjigje përfundimtare”. Ai...
    Kronika18 Prill 2025
    Një burrë është arrestuar në Malishevë. Kjo pasi që ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj një grua. “I dyshuari pas intervistimit urdhër...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.