Për dhimbje koke ose dhëmbi, shumë përdorin ilaçe kundër dhimbjeve si paracetamoli. Por ky ilaç jo vetëm pakëson dhimbjen, por, siç është zbuluar tashmë, ndikon edhe në psikikën.
Paracetamoli nuk është aspak i padëmshëm, sipas Gerhard Mueller-Schwefe nga Qendra Goppingen për Mjekësinë Paliative.
“Paracetamoli mund të dëmtojë mëlçinë, gjë që është veçanërisht e rrezikshme te fëmijët që e kanë të lehtë të tejkalojnë dozën e lejuar ditore”, tha ai. “Mbidoza mund të çojë shpejt në dështim të mëlçisë nga organizmat që nxisin një përgjigje imune. Kjo çon në inflamacion të mëlçisë dhe sa më shumë qeliza në mëlçi të shkatërrohen përmes këtij procesi, aq më dramatike është situata”, thotë ai.
Paracetamoli gjithashtu mund të bëhet i varur me kalimin e kohës. “Për një kohë të gjatë nuk dihej që paracetamoli vepron në sistemin nervor qendror, pra në tru dhe në palcën kurrizore, ku ilaçi ndikon në sistemin përgjegjës për kontrollin e dhimbjes”, thotë Mueller-Schwefe.
Në të njëjtën kohë, trupi ynë ka qetësuesit e vet. Një prej tyre është endorfina, deri diku e ngjashme me morfinën, të cilën trupi e prodhon vetëm dhe që mund të shtypë dhimbjen në kohë krize. Paracetamoli vepron duke “bllokuar” receptorët e dhimbjes dhe në këtë mënyrë redukton ndjesinë e dhimbjes.
“Aftësia për të ndryshuar disponimin zvogëlohet. Kjo do të thotë që personi i prekur nuk reagon as pozitivisht dhe as negativisht ndaj situatave”, thotë Gerhard Mueller-Schwefe, duke shtuar: “Njerëzit e prekur janë plotësisht të izoluar emocionalisht për të marrë vendime më të shpejta”.
Ajo ka rrënjë evolucionare: “Kur jeta juaj është në rrezik dhe ju duhet të ikni, dhimbjet e forta mund t’ju ndalojnë. Dhe në situata të tilla nuk keni kohë të mendoni nëse duhet të shkoni majtas apo djathtas, por duhet të merrni vendime të shpejta”, thotë ky specialist për çështjen e dhimbjes./FrontOnline/