×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kujdes nëse përdorni WhatsApp, ky është paralajmërimi serioz

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    WhatsApp ka dërguar një paralajmërim serioz: është zbuluar një dobësi në platformën e tyre që mund të shfrytëzohet nga aktorët e këqij për të futur malware dhe marrë kontrollin e një kompjuteri të largët.

    Sipas informacionit, malware përhapet përmes pamjeve dhe skedarëve që duken të padëmshëm, dhe hapja e tyre mund të shkaktojë probleme të mëdha për përdoruesit. Ajo që është thelbësore të theksohet është se kjo dobësi nuk është gjetur në aplikacionet mobile për Android dhe iPhone, por vetëm në aplikacionin për PC.

    Pra, të gjithë ata që përdorin WhatsApp për Windows janë të rrezikuar. Edhe pse Meta ka paralajmëruar për këtë problem, deri tani nuk dihet nëse ka pasur abuzime të konkretizuara. WhatsApp thotë se nuk ka prova për këtë, por natyrisht, kjo nuk do të thotë se dikush nuk ka shfrytëzuar këtë mangësi. Duke marrë parasysh numrin e madh të fotove që shumë njerëz marrin përmes WhatsApp në grupe të ndryshme, është e lehtë të kalosh pa vërejtur rrezikun e mundshëm që mund të fshihet pas një fotografie që duket e pafajshme.

    “Shumica e njerëzve janë pjesë e grupeve të ndryshme në WhatsApp ku shpesh ndahen fotografi dhe pikërisht në këto raste, këto dobësi bëhen veçanërisht të rrezikshme”, komentoi për “The Independent” Adam Pilton, ekspert i sigurisë kibernetike në kompaninë CyberSmart.

    Për shkak të këtij rreziku real, përdoruesit duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me fotografitë që marrin në WhatsApp, si dhe me ndarjen e tyre më pas.

    Problemi qëndron në faktin se është e vështirë të njohësh nëse një foto që ke marrë, sidomos nga miqtë ose nga një grup në të cilin komunikon aktivisht, përmban malware.

    Duke e dërguar një foto të tillë në grupe të tjera, malware mund të përhapet në masë, dhe lajm i vetëm pozitiv është se janë të rrezikuar vetëm përdoruesit e WhatsApp për Windows, dhe jo ata të aplikacioneve mobile.

    Megjithatë, edhe pse shumica e përdoruesve e përdorin këtë platformë nëpërmjet telefonave inteligjentë, një numër i konsiderueshëm përdoruesish ka instaluar aplikacionin edhe në kompjuterët e tyre për komunikim.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Dy persona janë vrarë në të shtënat e sotme në Universitetin Shtetëror të Floridës (UShF), ka thënë Shefi i Policisë së UShF-së,...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Policia e Shtetit ka dhënë detaje për plagosjen e katër personave në Tiranë. Në njoftim thuhet se në mesin e të plagosurve...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Mbrëmjen e së enjtes, në zonën Lundër të Tiranës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas burimeve të A2, janë plagosur...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.