Marrja e antibiotikëve dhe rezistenca antimikrobike mund të krahasohet me një rrugë të dyanshme midis kafshëve dhe njerëzve, sipas shkencëtarëve britanikë.
Rezistenca antimikrobike është aftësia e mikroorganizmave për të zhvilluar rezistencë ndaj barnave antimikrobike që janë përdorur në trajtim deri më tani.
Hulumtimet e reja zbulojnë se përdorimi i antibiotikëve te kafshët si bagëtia, derrat dhe pulat lidhet me rezistencën antimikrobike te njerëzit dhe përdorimi i antibiotikëve te njerëzit lidhet me rezistencën antimikrobike te kafshët.
Ekspertët në mbarë botën janë të vendosur të ngadalësojnë rritjen e rezistencës antimikrobike, e nxitur pjesërisht nga recetat dhe përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve.
AMR ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ndryshojnë dhe nuk reagojnë më ndaj ilaçeve, përfshirë antibiotikët, që synojnë t’i trajtojnë ato.
Për shkak të kësaj, disa sëmundje janë të vështira për t’u trajtuar dhe kuruar, dhe në të njëjtën kohë rritet rreziku i përhapjes së tyre, gjë që mund të rezultojë në forma më të rënda të sëmundjes dhe në fund të fundit vdekjen e pacientit.
Studiuesit thonë se rezultatet e studimit tregojnë një nevojë urgjente për të gjetur një strategji për të luftuar përhapjen e rezistencës antimikrobike, duke u fokusuar në zhvillimin social dhe reduktimin e varfërisë globale dhe duke futur rregulla shumë më të rrepta kur bëhet fjalë për përdorimin dhe përshkrimin e antibiotikëve./FrontOnline/