Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë të mbajtur sot për media bëri të ditura masat e reja që janë marrë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19, raporton Front Online.
Zemaj tha se për personat mbi 65 vjeç do të ketë kufizim të lëvizjes, por jo edhe për qytetarët tjerë.
Ai tha se shpreson në përgjegjësinë e çdo individi, që ata vetë do të reduktojnë lëvizjet e panevojshme.
Zemaj ka thënë se masat e marra sot do të analizohen brenda 2 jave dhe do të rishikohen./Front Online