Banorët mbi 65 vjeç e lart në Ankara dhe Stamboll tashmë janë të detyruar të lënë shtëpitë e tyre vetëm disa orë në ditë, si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19, njoftuan sot zyrtarët lokalë.
“Të moshuarit lejohen jashtë midis orës 10:00-16:00, duke ruajur distancimin social dhe duke mbajtur maska”, tha zyra e guvernatorit të provincës.
Përjashtim është bërë për nëpunësit publikë dhe ata me profesione të caktuara, përfshirë mjekët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, farmacistët, zyrtarët publikë të zgjedhur, punonjësit socialë dhe të tjerët, raporton ATSh.
Pronarët e bizneseve, tregtarët, industrialistët, fermerët, ata që janë të vetëpunësuar dhe kryetarët e shoqatave profesionale, përjashtohen gjithashtu nga kufizimet.
Kufizimi i Stambollit do të fillojë të enjten.
Turqia regjistroi sot 2 529 pacientë të rinj me COVID-19, duke e çuar në 399 360 numrin e përgjithshëm të tyre, sipas të dhënave zyrtare.