×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuçi e Janova arsyetojnë licencimin e hidrocentraleve për “Kelkos”, thonë se nuk pati ndërhyrje politike

    FrontOnline
    18 Nëntor 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe kryesuesi i Bordit të ZRRE, Arsim Janova kanë arsyetuar lëshimin e licencave të operimit afatgjatë për dy hidrocentralet e “Kelkos Energy”.

    Pavarësisht se u adresuan kritika nga deputetët në Komisionin Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve, dy zyrtarët institucional këtë veprim thanë se e kanë marrë bazuar në ligje dhe se nuk kanë pasur ndërhyrje politike.

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi tha se ai nuk është involvuar në këtë proces, por sipas tij nuk ka ndonjë indikacion që është shkelur ligji.

    “Ministri nuk është involvuar në këtë nënshkrim, nuk ka asnjë indikacion që në këtë proces është shkel ligji. Ndikimet e mia kanë qenë vetëm zbatim i ligjeve në fuqi dhe kam pas kërkesë që ato të zbatohen në përpikëri”, tha ai.

    Ndërsa, kryesuesi i Bordit të ZRRE, Arsim Janova tha se lejet afatgjate “Kelkos Energ” iu kanë dhënë pasi i kanë plotësuar kriteret.

    “Leja mjedisore qenë nga ministria që ka qenë kusht i vetëm, dhe gjithçka dokumentet tjera i kanë plotësuar të gjitha kushtet për licenca afatgjate”, tha ai.

    Por anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, Haxhi Avdyli tha se me këtë vendim ZRRE-ja i ka dhënë goditje punës së Kuvendit.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.