Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi e ka arsyetuar fitimin e tenderit 5 milionë eurosh të kompanisë së tij, “Hidroterm”.
Për këtë tender i pari ka raportuar portali Front Online.
Ministri Kuçi merr kontratën 5 milionë euro nga shteti i Kosovës (Dokumente)
Kompania e ministrit Kuçi shpërblehet me tender pesë milionësh (dokument)
Kuçi ka thënë se fitimi i tij s`ishte konflikt interesi.
“Kam qenë edhe më herët në pozita të larta. Asnjëherë më parë nuk kam aplikuar për tendere me kompaninë time. Kompania ime është një kompani e rëndësishme. Duke pasur parasysh Ligjin për konflikt interesi, të qenit aksionar, si përfundim, mbi bazë e ligjeve, zyrtari i lartë mund të jetë pronar, por nuk mund ta shtrojë të drejtën e administrimit”, u shpreh ai në Debat Plus