Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, e ka quajtur lajm të mirë miratimin e Buxhetit të rishikuar për vitin 2020.
“Përpos që do të ekzekutohen pagesat e pakos së kaluar për ndihmën në kohë të pandemisë COVID-19, na hapet edhe rruga për Programin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, shkruan Kuçi në Facebook.
“Pres që Kuvendi i Kosovës të kalojë edhe ligjet tjera që trajtojnë rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës dhe Masat Lehtësuese. Kemi punuar në këto ligje që të kemi një vit sa më të mirë për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.
Deputetët duhet të shtyjnë përpara këto ligje, pasi çdo ditë e më shumë po e shohim se na duhet një aktivitet më i shtuar ekonomik”, përfundon ai.