×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ku u shpenzuan paratë e buxhetit të Kosovës gjatë vitit 2019?

    FrontOnline
    29 Tetor 2019

    Shpenzimet buxhetore për vitin 2019 kanë qenë të planifikuara të janë 2.38 miliardë euro, apo 274 milionë më shumë krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

    Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave të prezantuara në “Informator për qytetarë – Buxheti i Republikës së Kosovës 2019”, përcjell Telegrafi, për shpenzimet kapitale janë planifikuar të harxhohen 789 milionë euro, për paga dhe mëditje 620 milionë euro, 600 milionë euro për subvencione dhe transfere, 307 milionë euro për mallra e shërbime dhe 29 milionë euro për shpenzime komunale.

    Për shpenzimet në bazë të fushave prioritare, për vitin 2019 në mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik përmes infrastrukturës dhe konkurueshmërisë ekonomike janë ndarë 452 milionë euro, për sektorin e arsimit janë 292 milionë euro, 234 milionë euro janë për shëndetësinë dhe 204 milionë euro për funksionet e drejtësisë, mbrojtjes dhe sigurisë publike.

    Në vitin 2019, buxheti në nivelin qendror është rritur për mbi 206 milionë euro prej te cilave 23.5 milionë euro janë për rritjen e financimit në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, 57 milionë euro janë për rritjen e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, 70 milionë euro janë për rritjen e kategorisë së subvencioneve dhe transfereve dhe 55 milionë euro janë për rritjen në kategorinë e shpenzimeve kapitale.

    Ndërsa, sipas kategorive të shpenzimeve në nivel komunal, 6.3 milionë euro janë për rritjen e financimit në kategorinë e pagave dhe mëditjeve, 12.4 milionë euro për rritjen e kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, 1.5 milionë euro për rritjen e financimit në shpenzime komunale, 3.6 milionë euro janë për rritjen e kategorisë së subvencioneve dhe transfereve dhe 39 milionë euro janë për rritjen në kategorinë e shpenzimeve kapitale.

    Nga Rubrika
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një panel ekspertësh i Kombeve të Bashkuara tha të mërkurën se është “thellësisht i shqetësuar” për vdekjet e fëmijëve pas bombardimit të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.