×
  • Front TV
  • Front TV

    Ku shkuan 700 mijë eurot e diasporës për Kosovën? Flet zv/ministri i Financave

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Pandemia Covid-19, që shpërtheu në mars, e goditi fort Kosovën në të gjithë sektorët.

    E nga frika se nuk do të mund t`i vinte “rreth” të gjitha shpenzimeve për ballafaqimin e saj, kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, kërkoi ndihmën financiare të mërgimtarëve.

    Ajo nuk mungoi, meqë në fondin e krijuar enkas për ta, mërgimtarët dërguan gjithsej 667 mijë euro nga 716 mijë sa u grumbulluan në total. Për pjesën tjetër u përkujdesën kosovarët e këtushëm.

    “Ka qenë i themeluar një fond, fondi COVID-19 për diasporën. Aty janë mbledhur rreth 667 mijë euro nga diaspora, derisa 49 mijë euro kanë hyrë nga donatoret e brendshëm. Gjithsej 716 mijë euro është totali i këtij fondi, i mbledhur edhe nga donatorët e jashtëm edhe ata të brendshëm”, u shpreh për Front Online, zëvendësministri i Financave, Kushtrim Brahimaj.

    Këto të holla nuk janë shpenzuar akoma.

    Megjithatë, zëvendësministri i Financave, Kushtrim Brahimaj, thotë se ato dihet se për çka do të harxhohen.

    ” Janë mbledh për COVID-19, të gjitha do të shpenzohen për të njëjtën temë. Varësisht nga kërkesat kryesisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe dikasteret e tjera, të cilat bazuar në nevojat e tyre, secili shpenzim do të ndodhë”,
    u shpreh ai për Front Online.

    Qeveria e Ministria e Financave janë treguar të shpejta dhe nuk kanë pritur për ekzekutimin e 60 milionë eurove për bizneset e prekura nga pandemia.

    “Janë alokuar pothuajse të gjitha mjetet për të gjitha bizneset. Ata që nuk i kanë marrë është për shkak të mungesës së gjenerimit të dhënave nga ATK-ja. Në momentin që rregullohet, mjetetjanë aty dhe po presin të ekzekutohen për bizneset”,theksoi Brahimaj për Front Online.

    Këto mjete, sipas Brahimajt, janë një infuzion për ekonominë e Kosovës.

     

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Sport27 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka qenë sot (e premte) i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards që është mbajtur...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit. KQZ-ja i ka ftuar subjektet...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ku edhe katër të tjerë janë në gjendje të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komuna e Junikut ka njoftuar se është përfituese e grantit të përformancës komunale me vlerë prej 85,553.78 euro. Sipas njoftimi nga faqja...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të parë në mungesë për krime të luftës, ku...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Në një treg të ngopur, Petrol Company ka arritur të bëhet një nga emrat më të besuar në industrinë e derivateve. Ajo që e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.