Gazetari Lavdim Hamidi ka reaguar ndaj rastit të Adonis Tetaj. Ai ka thënë se të synosh nëpërmjet një medie të arsyetosh krimin është krimin i dyfishtë.
Hamidi rastin e Tetajt, e krahason me një rastin që kishte ndodhur në vitit 2004, ku një punëtor i shtypshkronjës Interpress kishte humbur krahun në vendin e punës.
Atëkohë, sipas Hamidi gazeta “Kosova Sot” e kishte sulmuar gjyqtarin me vite të tëra vetëm pse e kishte dënuar me një gjobë.
Ndonëse, askush nuk kishte shkuar në burg për krimin ndaj të riut.
“Kthemani krahun, nuk ua dua paratë”, ishin fjalët e viktimës para Gjykatës.
“Me synu nëpërmjet një medie me arsyetu një krim është krim i dyfishtë.Kjo po ma kujton një krim tjetèr që kishte ndodhë në vitin 2004 në shtypshkronjën Interpress Company në Fushë Kosovë, ku një djal i ri e kishte humbur krahun në vendin e punës.Me vite të tëra gazeta Kosova Sot e ka sulmuar një gjyqtare vetëm se ajo i kishte denuar financiarisht. Normalisht askush nuk kishte shkuar në burg për një krim të tillë, por presioni bëhej për shkak të një dënimi financiar. Me sa e mbajë mend denimi ishte 30 mijë €.Viktima që kishte mbetur i paaftë fizikisht, u kishte thënë në Gjykatë: Kthemani krahun, nuk ua dua paratë!Miq, kjo është Kosova jonë. Ky është sistemi jonë i drejtësisë!”, ka shkruar Hamidi.
Mesditën e 23 shtatorit të vitit 2018, Agonis Tetaj nga fshati Llukë i Deçanit, mbeti i vdekur në vendin e tij të punës, nga një plumb në kokë të cilin ia shkrepi Shaban Gogaj, djali i pronarit të kompanisë ku po punonte.