Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) ka kthyer ne rivlerësim tenderin e komunës së Malishevës për furnizim me pajisje mjekësore, raporton Front Online.
Për këtë proces Prokurimi komuna e Malishevës për kontrate kishte rekomanduar Operatorin Ekonomik “Interlab”, por e pa kënaqur me këtë vendim kompania “Andident” kishte bërë ankesë në OSHP, e ku kjo e fundit ka aprovuar ankesën e kompanisë në fjalë, si dhe ka anuluar vendimin e Autoriteti për dhënie të kontratës.
Vendimi i Autoritetit Kontraktues, komunës së Malishevës për këtë proces të Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa “Front Online” do t’ iu mbaj të informuar për këtë proces të prokurimit deri në përmbyllje të procesit në tërës / Front Online /