Pritjet e gjata janë rikthyer në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë përditësimin e fundit të gjendjes në pikat kufitare.
Në përditësimin e fundit të bërë pas orës 19:00, bëhet e ditur se pritjet më të gjata bëhen të Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë.
Në Jarinjë pritjet janë mbi dy orë, e te Dheu i Bardhë po ashtu.
Pritje mbi një orë ka edhe në Bërnjak. Në Merdarë pritjet janë deri në 30 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me Serbinë dhe vendet e tjera fqinje nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar KËTU.