Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur.
Pas publikimit të aktakuzës nga Gazeta Insajderi, ka reaguar reperi Gjiko përmes një stori në Instagramin e tij, duke paralajmëruar padi për këdo që publikon gjëra të pavërteta për të.
“Hajt be Gjiko mos ta nin se kta gazetaret jane si qent mas mercinave. Zoti i vrafte”, kishte shkruar një nga fansat e tij, ku reperi nuk kishte hezituar ta bëj share në storin e tij.
Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se e mitura ka qenë banore e SOS Fshatit dhe se Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale.
“Gjatë kohës sa qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [viktimën] duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.
Këngëtari Asdren Gjikolli-Gjiko, në mars të vitit 2017, është njoftuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, se ndaj tij është ngritur aktakuzë për veprën e rëndë penale dhunim i të miturës.
Aktakuza të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi, përveç për dhunim e ngarkon Gjikon edhe me tri vepra të tjera penale: posedinimin e narkotikëve, armëmbajtje dhe moslajmërim i veprave penale.
Këto vepra penale, Gjikolli dyshohet se i ka kryer gjatë viteve 2015-2016.
Shteti posedon video që dëshmon dhunimin e të miturës nga këngëtari Gjiko