×
  • Sport
  • Sport

    Kryhet gjithçka, Gyokeres përfundon te Arsenali

    FrontOnline
    22 Korrik 2025

    Arsenal ka arritur marrëveshje përfundimtare me Sporting CP për të nënshkruar me sulmuesin Viktor Gyokeres.

    Kështu bën të ditur eksperti i njohur i transferimeve Fabrizio Romano.

    “Topçinjtë” kanë qenë të vendosur gjatë gjithë verës për të shtuar një sulmues të ri në skuadër dhe kanë zhvilluar bisedime me Sportingun dhe RB Leipzig përkatësisht për Gyökeres dhe Benjamin Sesko.

    Por, tashmë klubi nga Londra e Veriut ka avancuar në bisedime për sulmuesin suedez dhe marrëveshja është arritur që ai të transferohet në “Emirates Stadium”.

    Gyokeres, ka shënuar plot 97 gola në 102 ndeshje me gjigantët portugezë në dy sezonet e fundit, por ka shprehur dëshirën për t’u larguar pas një përplasjeje të hapur me bordin e klubit.

    Bisedimet me skuadrën nga Lisbona kanë zgjatur për një kohë të gjatë, pasi ata kërkonin një shumë prej 80 milionë eurosh (69 milionë paund) me përfshirjen e bonuseve për të shitur yllin e tyre, ndërsa Arsenal ngulte këmbë se do të paguante më pak, duke u mbështetur në pretendimin e agjentit të lojtarit se ekzistonte një marrëveshje për largimin e tij për 51 milionë paund plus 8 milionë në bonuse.

    Palët kanë gjetur më në fund një kompromis me vlerë 63.5 milionë euro plus 10 milionë bonuse, ndërsa agjenti i lojtarit ka pranuar të ulë komisionin e tij. Sulmuesi do të udhëtojë drejt Londrës së shpejti për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

    Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta, tashmë ka finalizuar marrëveshjet për Kepa Arrizabalaga, Christian Nørgaard dhe Martin Zubimendi, ndërsa gjithashtu ka rënë dakord për transferimin e anësorit të Chelseat, Noni Madueke, si dhe mbrojtësit të Valencias, Christian Mosquera.

    Klubi po ashtu është i interesuar për transferimin e Eberechi Eze nga Crystal Palace, ndërsa mbetet i vëmendshëm edhe ndaj situatës së yllit të Real Madridit, Rodrygo, derisa dritarja e transferimeve të jetë e hapur.

    Gyokeres i ka dhënë përparësi kalimit te Arsenali përpara Liverpool dhe Manchester United këtë verë, pasi dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.

    Tani ai do të udhëheqë repartin ofensiv të skuadrës së Mikel Artetës, që synon të thyejë mallkimin 22-vjeçar dhe të fitojë titullin e parë në Premier League që nga viti 2004.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç. Sipas burimeve të Klan Kosovës nga Qendra Emergjente, të...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 19-vjeçarit Fatlum Gashi nga Llapushniku, i cili ditë më...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    Lajme21 Gusht 2025
    19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte...
    Lajme21 Gusht 2025
    Disa fshatra të Komunës së Klinës janë përfshirë nga zjarret. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Lidhur me gjendjen, detaje ka...
    Sport21 Gusht 2025
    Pas 45 minutave të para në “Fadil Vokrri”, Drita po kryeson ndaj Differdange me rezultatin 1-0 në play-off të Ligës së Konferencës....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.