×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu: VV po përgatitet për zgjedhjet e afërta gjatë këtij viti apo edhe për zgjedhjet e vitit 2026

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Ismet Kryeziu nga KDI ka thënë se pasi që VV nuk po arrin ta sigurojë shumicën për një qeveri stabile, “po pozicionohet për të qëndruar në opozitë ose për të shkuar në zgjedhje të reja”.

    Ai ka thënë se VV do ta shmang PDK’në si mundësi për bashkëqeverisje.

    “Albulena Haxhiu kryetare, apo koalicion me PDK-në?! Siç duket, VV-ja pasi nuk arriti të sigurojë shumicën për një qeveri stabile me mandat të plotë, pas refuzimit nga LDK-ja, po pozicionohet për të qëndruar në opozitë ose për të shkuar në zgjedhje të reja. Nuk po synon të formojë një qeveri me minimumin prej 61 votash, pasi një qeveri e tillë do të ishte e paqëndrueshme dhe e rrezikuar nga fillimi. Nga ana tjetër, nuk po do as të rrezikojë një tjetër përpjekje të dështuar për koalicion, kësaj radhe me PDK-në, e cila mund të refuzojë njëjtë siç bëri LDK-ja. Pra, me shumë gjasë do të shmang PDK-në si mundësi për bashkëqeverisje,  së paku në këtë situatë dhe do provokojë zgjedhje të reja. Por, duke u siguruar për të ruajtur një pjesë të kontrollit institucional, siç është posti i Kryetarit të Kuvendit.”

    Ai ka shtuar se Albulena Haxhiu si kryeparlamentare është për shkak të besnikërisë ndaj VV’së dhe qëndrimeve të ashpra ndaj kundërshtarëve.

    “Asnjë veprim më tutje për të siguruar numra dhe konsensus, në një farë mënyre arsyeton këmbënguljen për përzgjedhjen e Albulena Haxhiut, si kandidate për Kryetare të Kuvendit. Nga njëra anë, e njohur për besnikëri ndaj linjës së VV-së dhe liderit të saj; nga ana tjetër, për qëndrimet e saj të ashpra ndaj subjekteve politike kundërshtare. Ky veprim politik për të mos propozuar një kandidat konsensual përputhet me këtë strategji: një figurë që nuk synon kompromise, por që do të përfaqësojë vijën e fortë të partisë në skenën parlamentare dhe do të tentojë të ndikojë në efikasitetin e një qeverie alternative që nuk pritet të jetë e qëndrueshme në numra, as shumë jetëgjatë në kohë. Me pikëpyetje të mëdha, nëse një qeveri e atillë do arrinte të formohej nga subjektet tjera?”

    VV sipas Kryeziut po përgatitet për “zgjedhjet e afërta gjatë këtij viti, apo edhe për zgjedhjet e vitit 2026”.

    “Pra, VV-ja po përgatitet për zgjedhjet e afërta gjatë këtij viti, apo edhe për zgjedhjet e vitit 2026. E për më tepër, nëse Kosova shkon në zgjedhje të vitit 2026, si rezultat i mungesës së votave për zgjedhjen e presidentit, atëherë Vetëvendosje apo Albulena Haxhiu, nëse mban postin e kryetares së Kuvendit, automatikisht do ta ushtrojë për disa muaj dhe detyrën e presidentes. Në të dy situatat e shkuarjes në zgjedhje,  VV-ja po kalkulon se përsëri do jetë subjekti i parë favorit për të fituar . Për atë, nuk po ju ngutet të marrin udhëheqjen e qeverisë, pa një stabilitet në numra e me mandat të ri dhe të qartë, për të vazhduar me legjitimitet të plotë. “

    Sepse, diçka është e sigurt nëse shkojmë në zgjedhje,  dhe nëse nuk ndryshojnë rezultatet apo do ndryshojnë pak, shumë do ndryshojnë qëndrimet dhe mundësit e bashkëpunimit mes subjekteve politike.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Maj 2025
    Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për rastin e vjedhjes së një veture. Policia...
    Lajme31 Maj 2025
    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, së bashku me 35 organizatat anëtare, në kuadër të shënimit të 1 Qershorit – Ditës...
    Lajme31 Maj 2025
    14-vjeçarja nga Fushë Kosova, Besforta Shala është raportuar e zhdukur nga babai i saj, Remzi Shala. Klankosova.tv ka kontaktuar me prindin e...
    Të tjera
    Lajme31 Maj 2025
    Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, do të...
    Lajme31 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, kduke folur për Marrëveshjen Bazike, ka thënë se...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më...
    Lajme31 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se sot ka shkuar për të parë nga afër stërvitjet në kuadër të “Defender Europe...
    Lajme31 Maj 2025
    Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Këtë e bëri...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Deri më tani, Rusia u ka rezistuar thirrjeve perëndimore për një armëpushim për luftën e saj në Ukrainë. Dhe, deri më tani,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.