×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeziu i kundërpërgjigjet Stanos: E dimë që Kosova nuk merr vendime për BE-në, por masat duhet të hiqen

    FrontOnline
    16 Tetor 2024

    Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili ka thënë se nuk i përket Qeverisë e as kryeministrit Kurti që të vendosë se kur duhet të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    “Së pari ne të gjithë e dimë që Kosova nuk merr vendime për Bashkimin Evropian. Askush në Kosovë nuk po pretendon të kundërtën. Kryeministri Kurti në të gjitha takimet e tij me liderë evropianë dhe vendimmarrës në Bashkimin Evropian me të drejt kërkon largimin e masave sepse ato nuk reflektojnë as arsyet për të cilat janë vendosur e as situatën në terren. Për më tepër që nga qershori i këtij viti ka një raport të Përfaqësuesit të Lartë BE-së, Josep Borrel në të cilin kërkohet që masat ndaj Kosovës të largohen.

    Kryeziu në një përgjigje për rtv21 tha po ashtu se masat ndëshkuese ndaj Kosovës duhet të hiqen.

    “Pas deklarimit dhe vlerësimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, nuk është më çështje se a duhet apo jo të largohen masat ndaj Kosovës apo kush i largon ato, por pse ato nuk po largohen. Kjo është pyetja për të cilën duhet të japë një përgjigje Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel, respektivisht z. Stano dhe Bashkimi Evropian”, tha Kryeziu.

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dje i është përgjigjur një kërkese të kryeministrit Kurti i cili gjatë Samitit të Procesit të Berlinit ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që të marrin vendim për heqjen e masave.

    “Nuk është Kosova dhe as kryeministri i saj që vendos nëse masat do të hiqen apo jo, ky është një vendim që duhet ta marrin shtetet anëtare. Përfaqësuesi i lartë ka lëshuar më 3 qershor një Deklaratë në emër të BE-së, e pasuar nga raporti i HRVP-së për përmbushjen nga Kosova të kërkesave të BE-së. Diskutimet për heqjen e masave për Kosovën vazhdojnë mes shteteve anëtare në Këshill”, tha Stano.

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme16 Tetor 2024
    Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, tha se nuk ka asnjë njoftim për ndonjë takim të ardhshëm në kuadër të dialogut të...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se ka ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prishtinë. Krejt...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka ironizuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që sot po mungojnë në seancën ku është duke u debatuar...
    Të tjera
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë sot Naser Hafizi është përdorur vetëm si instrument nga siç e ka quajtur ai skema...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu- Kodra, gjatë seancës së sotme, ka thënë se deputetët e pushtetit nuk kanë ardhur në kuvend pasi...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se pushteti ka ndikuar që Radio Televizioni i Kosovës nuk po e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se kanë thirrur një debat të jashtëzakonshëm për të diskutuar...
    Lajme16 Tetor 2024
    Deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, gjatë seancës së sotme të jashtëzakonshme për raportimet e mediave për ambalazhuesit e ujit dhe publikimin e...
    Lajme16 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare. Ai thotë se jeta e gjeneralit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.