×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e OIK: Bie numri i infermierëve që kërkojnë dokumentet për largim jashtë shtetit, por për shkak të vizave

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, ka thënë se ka rënë numri i infermierëve që kërkojnë licenca të paplastifikuara dhe vërtetim të Kodit Etik që u shërben për largim jashtë vendit.

    Gori ka thënë se gjatë vitit 2024, 383 infermierë kanë kërkuar licencë të paplastifikuar, ndërsa 119 të tjerë kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik. Kjo rënie, sipas saj, ka të bëjë me liberalizimin e vizave pasi infermierët po i përfundojnë drejtpërdrejt procedurat me punëdhënësin.

    “Kërkesat prej liberalizimit të vizave tashmë ka rënie. Sigurisht që tash nuk po ju nevojitet për të bërë terminë në ambasada apo edhe përmes agjencive, tashmë profesionistët shëndetësorë kanë mundësi për ta bërë drejtpërdrejt me punëdhënësin. Kështu që këtë vit licenca të paplastifikuara kanë kërkuar gjithsej 383 infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësorë, kurse Kodin Etik kanë kërkuar 119 infermierë. Vlen të theksohet se krahasuar me vitin e kaluar, numri është dukshëm më i vogël. Arsyet janë siç i ceka sepse tashmë nuk kanë nevojë me i prit terminët. Çka unë konsideroj është se numri është shumë i madh sesa ky që e kemi ne tashmë të protokolluar”, ka thënë Gori, teksa shton se numri i infermierëve të larguar nuk është i saktë.

    “Po tashmë infermierët shkojnë i bëjnë kontaktet, i bëjnë marrëveshjen me punëdhënësin e kthehen dhe e mësojnë e më pastaj kur ta fillojnë punën iu nevojitet licenca e paplastifikuar dhe vërtetimi i kodit etik, sigurisht që kjo merr kohë”, ka deklaruar Gori.

    Këtë dukuri, kryetarja e OIK-ut e sheh shqetësuese, andaj kërkon veprime nga ana e institucioneve, pasi shtetet europiane kanë filluar t’i lehtësojnë procedurat për rekrutimin e punëtorëve shëndetësorë.

    “Natyrisht që është shqetësuese, unë shpesh e them se vendet e rajonit po na e marrin produktin e gatshëm. Ne duke u nisur si familje, po i rrisim, po i shkollojmë e po e përgatitim për treg dhe të gatshëm po e marrin të tjerët, kështu që është mjaft shqetësuese duke marrë parasysh që ne jemi prej vendeve me një rini më të pastër dhe me moshë më të re, viteve të fundit jo vetëm profesionistët e infermierisë por edhe profesionistë tjerë kanë ndërruar profesionin për arsye se vendet e rajonit i kanë lehtësuar jashtëzakonisht masat për të filluar punën. Andaj jo vetëm që është shqetësuese, por duhet të merren masa edhe si shtet duhemi të punojmë më shumë e me i motivua të rinjtë tanë që punën edhe përkushtimin ta bëjmë për vendin tonë”.

    Ankesat që më së shumti kanë pranuar, udhëheq Gori tha se janë pagat e ulëta, mospagesa e vikendeve e ngarkesat e mëdha në punë.

    “Tashmë veçse janë të njohura të gjitha kërkesat apo ankesat e infermierëve. Sigurisht që pagat me ligjin e pagave janë ranguar jo kënaqshëm, ngarkesat e mëdha në punë, përveç asaj kujdestaritë edhe vikendet që infermierët nuk paguhen ditëve të vikendit. Ka kërkesa dhe ankesa jashtëzakonisht të shumta, po ankesat nuk janë vetëm infermierët e Kosovës. T’u them të drejtën, me pjesëmarrjen në forume kam parë që problematikat e infermierëve në të gjithë Evropën pak a shumë janë të njëjta, përveç që vlen të theksohet që në Evropë nuk e lëshojnë vendin, por e ndërrojnë profesionin, kështu që me ndërrimin e profesionit të tyre, po u jepet mundësi të rinjve tanë që të kenë mundësi të qasen në institucionet shëndetësore kudo nëpër Evropë”, ka thënë Gori./EO

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Nëpërmjet këtij shorti,...
    Lajme06 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë hedhjen e shortit për subjektet politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Nëpërmjet këtij shorti,...
    Lajme06 Janar 2025
    KQZ-ja ka përcakaktuar sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit. Nëpërmjet këtij shorti, partitë politike kanë mësuar...
    Të tjera
    Lajme06 Janar 2025
    Javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt. Bilanci i këtyre aksidenteve është një i vdekur dhe 34...
    Kronika06 Janar 2025
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Mitrovicë. Një person e ka kërcënuar me vrasje nënën e tij. Viktima, është...
    Vip06 Janar 2025
    Drenusha i ka reaguar Drilonit pas përqafimit të këtij të fundit me Xhenetën. Ajo i tha se pse për të nuk reagoi...
    Vip06 Janar 2025
    Gjesti ia ka fshehur Leos  jastëkun të cilin e kishte dhuratë nga Lela. Ai po vazhdonte duke e provokuar e ngacmuar ndërsa...
    Lajme06 Janar 2025
    Rinor Qehaja, drejtor i Institutit ‘ED Guard’, ka ndarë mendimet e tij mbi faktorët që po ndikojnë në rënien e numrit të...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një skiator ka humbur jetën si pasojë e një orteku në një mal në Wyoming, sipas shërbimeve lokale të emergjencës në Shtetet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.