×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

    Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve dhe në kuadër të projektit “Furnizimi me mjete mbrojtëse kundër Covid-19 për kategoritë e rrezikuara sociale”, ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

    Kryetarja Osmani theksoi se një shtet shpërfaqë zhvillimin dhe emancipimin shoqëror, atëherë kur tregon vëmendjen dhe kujdesin e nevojshëm për personat e moshuar.

    Në takim me të moshuarit, u theksua nevoja për zgjerimin e rrjetit të shtëpive për të moshuar dhe në komunat e tjera.

    Zonja Osmani tha se sfida me pandeminë vuri në pah punën e madhe dhe rëndësinë e profesionit të mjekëve e infermierëve.

    “Ishte lajm shqetësues përhapja e infeksionit në Shtëpinë e të Moshuarve, ndaj na gëzon fakti që e kaluat me lehtësi dhe pa raste fataliteti”, ka thënë kryetarja Osmani në takim me të moshuarit.

    Banorët e Shtëpisë së të Moshuarve, shprehën falënderimin për mbështetjen institucionale, shpalosën kërkesat dhe rrëfyen pjesë të përditshmërisë së tyre, duke potencuar përkushtimin e profesionistëve shëndetësor për ta.

    Projekti është mbështetur nga Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada e Luksemburgut, ndërkaq është realizuar nëpërmjet Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK). ​

    Black Friday në NimiTV | 13 muaj abonim për vetëm 6€ muaji
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Valon Demolli nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka thënë se ofendimet e Vetëvendosjes karshi tyre, ishte jo e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Konjuh ka ndodhur një aksident zingjirorë, e të përfshira kanë qenë tri vetura. Siç...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për të gjitha kërcënimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq karshi Kosovës, i njofton liderët...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj e ka kritkuar Prokurorinë Speciale për aktakuzën për rastin Banjska, duke thënë se është vonuar. Ai tha...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar. Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka publikuar një fotografi me Shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Ministren e Drejtësisë Albulena...
    Lajme12 Shtator 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur sot një trajnim për kontrollin e trazirave. Sipas njoftimit, trajnimi u krye nga ushtarët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.