Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar pr Front Online, se sot janë ekzekutuar pagat edhe për punëtorët e arsimit të kësaj komunë, të cilët ishin të vetmit që kishin mbetur jashtë listës të pagesës.
“Po pagat kanë dalur sot. Çështja ka qenë politike prej ministrit drejtpërdrejt për kontratë kolektive. Thesari i ka ekzekutuar pagesat, në dëm të komunës janë duke e prishur strukturën buxhetore. Ministria duke ngulur këmbë që nuk janë çështje të tyre, për ta mbuluar gabimin e tyre për rimbursimin, pra ministria duhet t’i rimbursojë mjetet për kontrate kolektive”, deklaroi Haliti./Front Online/
Nëntë ditë pa paga/ A do t’i dalin sot ose nesër pagat mësimdhënësve të Vitisë?