×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryetari i Ulqinit thirrje për protestë, thotë se Plazhi i Madh nuk jepet e as nuk shitet

    FrontOnline
    21 Prill 2025

    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit të Zi, për të kundërshtuar planet për dhënien apo shitjen e Plazhit të Madh.

    “Të nderuar qytetarë të Ulqinit dhe Malit të Zi, beteja për Plazhin e Madh po vazhdon”, thuhet në videon e postuar nga Nimanbegu në profilin e tij në Facebook, përcjell Periskopi.

    “Nesër Kuvendi i Malit të Zi, synon të vazhdojë seancën për të votuar për marrëveshjen që është kundër interesave tona. Kështu nesër të mblidhemi para Kuvendit të Mali të Zi dhe të ngrisim zërin tonë, dhe së bashku me OJQ-të ta bëjmë atë që kemi bërë me plazhe tjera”, shtoi i pari i Ulqinit.

    Ai theksoi se kundërshtojnë që Plazhi i Madh të betonohet dhe të shndërrohet në geto, transmeton Telegrafi.

    Nimanbegu u bëri thirrje deputetëve që të mos votojnë për këtë marrëveshje, që është kundër interesave të banorëve të atjeshëm dhe dërgoi sinjal të qartë që ky plazh as nuk jepet e as nuk shitet.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Gjykata Supreme i ka hapur rrugë administratës Trump për të hequr mbrojtjen e përkohshme ligjore për qindra mijëra emigrantë, duke çuar numrin...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të guximshëm për të mbrojtur...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Menaxhmenti i ndërmarrjes “Trepça” i ka bërë thirrje minatorëve që të tërhiqen nga procedurat përmbarimore në lidhje me pagesat e orëve të...
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, AlbinKurti, ka pritur sot në një takim disa anëtarë të stafit të Kongresit amerikan, të...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Gjykata Supreme i ka hapur rrugë administratës Trump për të hequr mbrojtjen e përkohshme ligjore për qindra mijëra emigrantë, duke çuar numrin...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Lajme30 Maj 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit: Drilon Ahmeti, Ekrem...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Kuvendi i Shqipërisë hapi sot dyert për fëmijët, në prag të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në një atmosferë festive e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.