×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Sindikatës së Zjarrifkësve: Kjo nuk  është kurrfarë rritje, nuk është e mjaftueshme për ne

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Tre muaj para përfundimit të mandatit Kurti merr vendim për t’i rritur pak pagat, një pjesë nga janari, tjetra nga korriku, raporton Front Online.

    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se vlera e koeficientit për vitin 2025 do të mbetet e njëjtë pra 110 euro, por se do të rritet koeficienti për njësi.

    Kurti ka thënë se duke filluar nga janari koeficienti do të rritet për 0.5, e nga korriku edhe për 0.5 njësi të tjera.

    Lidhur me ngritje e pagave në sektorin publik për FrontOnline është deklaruar Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka

    “Duke pasur parasysh duke pasur nevojën për të mbështetur më së shumti ata që kanë paga më të ulëta, sidomos në këto kohë kur I gjithë globi po përballet me kosto të rritjes së jetesës, ne kemi shkuar në maksimumin e lejuar të rritjes buxhetore për pagat dhe kemi vendosur të mos e rrisim vlerën e koeficientit, por ta rrisim koeficientin për njësi. Pra vlera e koeficientit mbetet e njëjtë. Duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm për 0.5. njësi nga janari  0.5 njësi të tjera. Me fjalë të tjera, dikush që e ka koefiencitin 5.6 në janar i bëhet 6.1 e në korrik 6.7”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.

    Muharrem Beka, kryetari i sindikatë së  i zjarrfikësve, ka shprehur mos pëlqimin  e tij në lidhje me rritjen e pagave të shpallura nga Kryeministri Kurti.

    Ai tha se kjo rritje është minimale, duke pasur parasysh inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që e bën të vështirë për familjet të përballojnë obligimet e tyre.

    ‘’ Kjo shumë e rritjes është minimale duke pasur parasysh inflacionin dhe koston e jetës tani të gjithë po  e shohim që ka nj ngritje të madhe të çmimeve dhe është vështire që me këtë pagë t’ja dalësh me obligimet e një familjeje’’, tha Beka për FrontOnline.

    Beka theksoi se rritja e propozuar është më pak se 10%, duke e cilësuar si një ngritje shumë të ulët që nuk është e mjaftueshme për një jetë mesatare. Ai shprehu gjithashtu pakënaqësinë e zjarrfikësve, të cilët kanë humbur edhe shtesat për rrezikshmërinë, duke e vënë këtë kategori në një gjendje të vështirë.

    ‘’ Unë mendoj që është më pak se 10% po i bie  kurrfarë ngritje shumë e ulët është nuk është e mjaftueshme veç për jetë mesatare.

    Zjarrfikësit nuk janë fare të kënaqur iu janë hequr edhe shtesat e rrezikshmërisë janë kategoria qe janë në gjendjen më të rëndë’’, përfundoi Beka. /FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën. Pacolli ka thënë se vitin që shkoi ka sjellë letrat...
    Lajme02 Janar 2025
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sipas obligimeve ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë Rregulloren...
    Lajme02 Janar 2025
    Karatisti Elhami Shabani ka arritur disa nga sukseset më të mëdha në karrierën e tij, duke u shpallur kampion i Kosovës për...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....
    Vip02 Janar 2025
    Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol...
    Lajme02 Janar 2025
    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur thellë nga vdekja e ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha. Haradinaj në...
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.