×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Sindikatës së Minatorëve: Po kërkohet shkarkimi im nga menaxhmenti i Trepçës

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Ibrahim Januzi, Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se nga burimet “e sigurta” është njoftuar se të shtunën e kaluar menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh. është takuar me agjendën për shkarkimin e tij nga pozicioni aktual si kryetari i sindikatës.

    Sipas deklarimit të Januzitarsyeja kryesore e shkarkimit të tij nga detyra aktuale ndërlidhet me parakushtin për hapjen e rrugëve për investime nga qeveria. Ai ka shtuar se kërkesat dhe reagimet e tij po “ngjallin pakënaqësi” tek qeveria.

    Januzi ka dhe një porosi për menaxhimin e ndërmarrjes,  nga i cili kërkon që t’i ndal përpjekjet për luftimin e sindikatës dhe nënshtrimin e minatorëve përmes frikësimit dhe nënçmimit të tyre.

    “Sot, nga burime të sigurta, jam njoftuar se menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A., ditën e shtunë, në orët e vona ka zhvilluar takim në restorantin Castell në Milloshevë, me agjendën e vetme për shkarkimin tim nga pozita e kryetarit të sindikatës, gjoja si parakusht për hapjen e rrugës për investime nga qeveria, pasi sipas tyre unë jam pengesë për proceset zhvillimore dhe investimet në ndërmarrje. Arsyeja e vetme që japin është se reagimet dhe kërkesat e mia po ngjallin pakënaqësi tek qeveria! Si kryetar i sindikatës, kam obligim dhe detyrë të reagoj ndaj vendimeve të kundërligjshme dhe diskriminuese që ndërmerr çdo menaxhment i ndërmarrjes, pa përjashtuar edhe menaxhmentin aktual. Por shtrohet pyetja: përse është kërkuar nga anëtarët e sindikatës largimi im nga pozita e kryetarit dhe zëvendësimi im me një kryetar tjetër?Përgjigjja është e thjeshtë: kam ngritur zërin dhe kam reaguar vazhdimisht për shkeljen e të drejtave të minatorëve, kushtet jashtëzakonisht të dobëta të punës, mospagesën dhe vonesat e vazhdueshme të pagave, si dhe përndjekjen e atyre që mendojnë ndryshe nga menaxhmenti. Ky reagim vjen si përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e minatorëve dhe për të siguruar kushte më të drejta dhe të qëndrueshme pune për ta”, shkruan Januzi.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar familjen e “10-tshit” të UÇK-së, Rexhep Selimit, në 4-vjetorin e arrestimit të tij. Në reagim...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë duke përmbushur premtimin që kanë dhënë si ekzekutiv për...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Aivo Orav, i cili...
    Të tjera
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani dhe Atilla, kanë nisur ditën duke diskutuar bashkërisht. Mevlani thotë se ish-gruaja e tij...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Rezi, me t’u fikur dritat në dhomën e gjumit ka pasur disa përlajmërime por pa...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Gresa, ka pasur disa pyetje për banorin më të ri, Atillën. Ajo e ka pyetur...
    Vip05 Nëntor 2024
    Vullneti ka ushtuar profesionin e tij prej gazetari në shtëpinë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova 3. Kësisoj, ai...
    Vip05 Nëntor 2024
    Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara, ka pasur disa pyetje për banorin më të ri që iu bashkua formatit, Atilla...
    Vip05 Nëntor 2024
    Rovena ka diskutuar me banorët dhe Atillën për hyrjen e këtij të fundit në shtëpinë më të famshme në vend. Rovena vlerëson...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.