Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me covid19.
Ai njoftoi se nga fundjava është në vetëinzolim.
Postimi:
Të dashur qytetarë,
Nga fundjava e kaluar kam pasur disa simptoma të COVID-19, si temperaturë, dhembje të trupit dhe të nyjeve, kollitje dhe ethe.
Në testin e parë pata rezultuar negativ, sidoqoftë duke i ditur simptomat, mbeta në vetëizolim dhe sot pasi që e përsërita testin rezultova pozitiv për COVID-19. Për këtë arsye, në ditët në vijim do të qëndroj në vetëizolim.
Me këtë rast apeloj tek të gjithë ju, që të keni kujdes dhe t’i respektoni masat kundër pandemisë, të mbroni veten dhe familjet tuaja.
Mbetshi me shëndet dhe gjithë të mirat!