Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar Finlandën për Ditën e Pavarësisë.
Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj, tha se populli në Kosovë janë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që Finlanda ia ka dhënë Kosovës.
Hoxhaj, shtoi se Finlanda është një shtet mik i vërtetë i Kosovës.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Finlandës. Populli në Kosovë janë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që na keni dhënë. Finlanda është një mik i vërtetë i Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj.