Kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez ka thënë se një numër i madh i biznesmenëve nga Kosova kanë aplikuar për t’u vaksinuar në Serbi, shkruan Tanjug.
Cadez tha se Beogradi është qendra për vaksinimin e biznesmenëve nga rajoni dhe se një numër i madh i biznesmenëve nga Kosova kanë aplikuar për vaksinim.
“7.500 biznesmenë nga Ballkani Perëndimor do të vaksinohen në Serbi dhe së bashku do të jemi 7.500 herë më të fortë”, tha ai.
Kujtojmë se një numër i madh i mjekëve nga Kosova kanë udhëtuar drejt Kukësit për të marrë vaksinën anti-COVID.
E gjithë kjo po ndodh për shkak se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor kur ende s’ka arritur kurrfarë vaksine./Front Online/