×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Odës Ekonomike: Të rriten investimet kapitale, struktura e tyre në buxhet të jetë më e larta se çdo shpenzim tjetër

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Lulzim Rafuna, kryetar I Odës Ekonomike, ka kërkuar që buxheti i Kosovës të fokusohet më shumë në investimet kapitale dhe të alokojë mjete më të mëdha për këtë kategori.

     ‘’Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që të kemi sa më shumë mjete për investime kapitale, pra që në buxhetin e Kosovës struktura e shpenzimeve të kapitalit të jetë më e lart se cdo shpenzim tjetër në cdo strukturë’’, tha Rafuna për FrontOnline.

    Në një deklaratë për FrontOnline Rafuna theksoi se, megjithëse ka një ngritje të buxhetit krahasuar me vitin e kaluar, kjo nuk është e mjaftueshme sipas tij.

    Ai shprehu shqetësimin se, përkundër planifikimit të fondeve të mëdha për projekte kapitale, realizimi i tyre ka mbetur mjaft i ulët.

    ‘’ Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ka një ngritje mirëpo jo ngritje të mjaftueshme

    Por edhe përkundër kësaj ne shqetësimin  e kemi si sektor privat  e kemi te mos implementimi I asaj shume që po paraqitet në buxhet , pra realizimi dhe implementimi po është shumë më I vogël sesa planifikimi I paraparë në buxhetin e shtetit’’, tha Rafuna.

    Rafuna tha se të gjitha institucionet e vendit duhet të jenë më serioze në hapjen dhe mbylljen e procedurave ligjore për të mundësuar implementimin e projekteve dhe të sigurohet një shpenzim cilësor i fondeve.

    ‘’ Tani kërkesa jonë është që të shpenzohet sa më shumë shuma e planifikuar port ë shihet mundësia edhe të shtohet më shumë dhe të gjitha institucionet e vendit duhet të jenë shumë mazhure në hapjen e procedurave ligjore dhe mbylljen e të gjitha proceduarve që kërkohet në mënyrë që të nis implementimi I projekteve dhe t shpenzohet në mënyrë kualitative shuma e paraparë’’, përfundoi Rafuna.

     

    Dështim i plotë i Qeverisë “Kurti”/ Nga 700 milionë € buxhet për investime kapitale për vitin 2025, rreth 650 milionë € të bartura nga viti 2024

     

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Endrit Shala do të jetë kandidat për deputet. Limaj ka thënë se Shala ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Performancës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Ksoovës ku qortoi qeverinë kosovare për “kumarxhizëm”...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Pjetër Shala përmes mbrojtjes së tij ka kërkuar nga Paneli gjyqësor që të mos marrë pjesë në seancën për caktimin e urdhrit...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosoëvs që të përkujdeset më shumë për ushtarët...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka përmenduar edhe dialogun Kosovë-Serbi të udhëhequr nga...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori i Amerikës, Jeff Hovenier, po marrin pjesë në adresimin e presidentes...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nëse Serbia s’e kryen pjesën e saj për zbatim të marrëveshjes atëherë si alternativë do të...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani foli në Kuvend për rrugëtimin e shtetit, nd)rsa tja se sjellja jonë politike duhet të dëshmojë zhvillimin dhe pjekurinë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.