×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Kryetari i Odës Ekonomike Britanike në Kosovë takohet me grupin britanik, Unioni Ndër-parlamentar

    FrontOnline
    16 Korrik 2022

    Drejtori Ekzekutiv i BCCK-së dhe anëtarët e Odës u takuan me BGPIU (Grupi Britanik – Unioni Ndër-parlamentar), të udhëhequr nga deputeti Martin Vickers, i dërguari i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor dhe Shkëlqesia e tij Z. Ilir Kapiti, Ambasador i Kosovës në MB.

    Jetmir Nuka – Dux Minerals LLC, Alex Sobel MP, shkëlqesia e tij Ilir Kapiti Ambasadori i Kosovës në MB, Martin Vickers Deputet- i dërguari i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Tregtinë në Ballkanin Perëndimor, Drejtor Ekzekutiv i OEBK, Stephen Doughty Deputet, Luke Pollard Deputet dhe Znj. Holly Sloan – Menaxhere ndërkombëtare e Projektit në Parlamentin e MB.

    Takimi i mesditës u zhvillua në qendër të Prishtinës dhe ishte mundësi e Odës t’i përditësonte disa nga strategjitë e saj më të rëndësishme dhe të prezantonte delegacionin e MB-së me disa përfaqësues kryesorë të sektorit.

    BGIPU synon të avancojë marrëdhëniet e jashtme të Britanisë përmes dimensionit parlamentar. Ashtu si grupet e tjera kombëtare të IPU-së në shumë vende, BGIPU përbëhet nga anëtarë të të gjitha partive dhe nga grupet e kryqëzuara të Dhomës së Lordëve dhe Komunave.

    Përpjekja aktuale e diplomacisë parlamentare e BGIPU është të promovojë dhe konsolidojë interesat e Britanisë jashtë vendit dhe të angazhojë parlamentarët në çështjet kryesore globale.

    Bekim Kastrati drejtor i Odës Ekonomike Britanike në Kosovë e bëri një hyrje të shkurtër për Odën dhe e theksoi se BCCK, si organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse, ekziston për t’i lehtësuar lidhjet tregtare ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Kosovës dhe vepron si një platformë lokale për rrjetëzim dhe lobim.

    OEBK mbështet investitorët britanikë, kompanitë kosovare të interesuara për bashkëpunim me kompanitë në Britani, importin e produkteve britanike si dhe eksportin në Britaninë e Madhe. OEBK gjithashtu i mbështet iniciativat për krijimin e JVC-ve ndërmjet kompanive kosovare dhe britanike, bashkëpunimin tregtar bilateral ndërmjet dy vendeve, i mbështet Qendrat e Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar dhe kërkon të sjellë ekspertizën e Mbretërisë së Bashkuar në rajon përmes institucioneve profesionale të Mbretërisë së Bashkuar, organeve profesionale dhe të ngjashme.

    BCCK është zyrtarisht i regjistruar si përfaqësuesi i Kosovës në ombrellën globale të Odave Ekonomike Britanike (BCC) në Londër.

    BCCK po pozicionohet si një qendër për Rajonin EJL (Evropa Juglindore). Të gjitha qytetet kryesore janë në distancë të afërt (Shkupi 1 orë, Tirana, Podgorica, Selaniku, Beogradi dhe Sofja 4 orë) pasi që infrastruktura aktuale rrugore e bën udhëtimin të lehtë për çdo destinacion.

    Drejtori Ekzekutiv foli për udhëtimin e fundit të Odës në Londër, ku një delegacion i BCCK-së morri pjesënë Konferencën Vjetore Globale të BCC-së, ngjarje e cila konisderohet si kryesore për Odat Britanike në mbarë botën.

    BCCK tani do të bashkëpunojë ngushtë me Odën e Arbitrazhit dhe Ndërmjetësimit të Londrës (LCAM), një shërbim i ofruar nga Oda Ekonomike dhe e Industrisë së Londrës (LCCI). Oda po pret me padurim të ofrojë shërbime të arbitrazhit, arbitrazhit të përshpejtuar dhe ndërmjetësimit që ofohen nga një panel ekspertësh të ndryshëm arbitrash dhe ndërmjetësuesish të mbështetur nga LCAM i cili ka përvojë shumëvjeçare në zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve.

    Drejtori Ekzekutiv gjithashtu informoi Grupin se Oda aktualisht është duke punuar në largimin e barrierave të evidentuara tregtare për produktet e Mbretërisë së Bashkuar që nuk mund të përfitojnë nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe MB. Fatkeqësisht, disa kompani në Mbretërinë e Bashkuar ose marka specifike u prekën pas BREXIT. Para BREXIT, disa kompani vepronin si entitete të BE-së dhe kishin fabrika në mbarë Evropën ose kishin furnizues në BE. Pas BREXIT, ata nuk mund t’i përmbushin kërkesat e të qenurit produkt i MB-së, certifikatat e origjinës së MB plus BE-së nuk ekziston.

    Megjithatë, BCCK beson se ekzistojnë mundësi për të eksploruar zgjidhje në nivel lokal dhe Drejtori Ekzekutiv i BCCK-së e vuri theksin në atë se ministrja Rozeta Hajdari është e interesuar të gjejë zgjidhje dhe të bëjë të mundur që kompanitë e Mbretërisë së Bashkuar të konkurrojnë në tregun tonë si më parë. Kjo nismë do të mbështetet nga Oda Ekonomike e Sheffield-it me ekspertizën e tyre në raste të

    ngjashme.

    Për të ndihmuar studentët e rinj të zgjuar, Oda është në proces të krijimit të një Fondacioni të Bursave që do të japë çdo vit grante për studentët nga Kosova, të cilët dëshirojnë të kryejnë një pjesë të arsimit të tyre universitar në universitet e Mbretërisë së Bashkuar. Kohët e fundit BCCK nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin SOAS-Universiteti i Londrës, i cili do të mbështesë Programin e Bursave të BCCK-së.

    BCCK vazhdon të jetë një mbështetës më i madh për industrinë minerare dhe në vitet e fundit ka evidentuar rritje të interesit në sektorin e TIK-ut.

    Nearshoring është një nga përgjigjet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për çështjet që janë shfaqur për shkak të Brexit, COVID dhe pushtimit rus të Ukrainës. Qeveritë në Londër dhe Prishtinë e njohin nevojën për t’i afruar zinxhirët e furnizimit me MB dhe po e inkurajojnë zhvillimin e zgjidhjeve në territore si Kosova.

    Oda ka dizajnuar një sërë webinarësh ekskluzivë sektorialë, ku morën pjesë kompani të cilat janë zgjedhur me kujdes nga Oda si kompani që mund të përfitojnë nga zhvillimi i mundësive të biznesit ndërmjet Kosovës dhe MB-së si dhe MB-së si trampolinë për tregtinë globale. Sektorët e përfshirë ishin

    Qendrat e thirrjeve/BPO, TIK, Agroindustria & Ushqimi, Dyer & Dritare, Mobilje dhe Druri dhe Punime Metalike.

    Agim Ajdini nga Toka Management LLC mori pjesë në Webinarin Hekurudhor të Mbretërisë së Bashkuar (në maj dhe qershor) të organizuar nga Organizata Britanike e Financave të Eksportit dhe Industrisë Hekurudhore e që është mbështetur nga Z. Martin Vickers Deputet, i Dërguari i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Tregti në Ballkanin Perëndimor.

    OEBK publikon një seri kosovarësh të suksesshëm në MB si frymëzim për të tjerët. Në edicionin e ardhshëm do të tregohet historia e suksesit të z. Ajdini.

    Jetmir Nuka, përfaqësues i DUX Minerals LLC, mori pjesë në takimin e BGIPU dhe shpjegoi aktivitetet kërkimore të kompanisë në zonën e Marec në Kosovë. Kompania është në fazën e kërkimit të mineraleve tokësore. Pritet që së shpejti të fillojnë me nxjerrjen.

    Në këtë aktivitet, deputetët britanikë bënë pyetje specifike lidhur me biznesin. Drejtori i Përgjithshëm i BCCK-së theksoj se Këshilli Britanik e kishte vu në pah rëndësinë e shërbimeve që kanë ofruar deri më tani, veçanërisht kurset e gjuhës dhe testet e gjuhës (IELTS), të cilat Oda shpreson se do të vazhdojnë.

    Ajdini e preku temën e projekteve hekurudhore të planifikuara për të ardhmen. Pas një prezantimi të shkurtër, ku shpjegoi përvojën e tij të punës me Transport for London, ai prezantoi se Toka Management është interesuar për projekte që nga viti 2006 dhe së fundmi ka fituar partneritet me kompani të tjera britanike si Simply 4Group dhe XYZ që janë të specializuara në ndërtimin e hekurudhave.

    Gjithashtu ekziston interesi për krijimin e programeve të trajnimit për Saldimin e Termitit dhe Ndërgjegjësimin për Sigurinë e Binarëve. Z. Ajdini shpreson se specialistë nga Cardiff do të ndihmojnë në programet e trajnimit.

    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Artikull i Sponsoruar28 Dhjetor 2024
    Fluturime direkte nga Stuttgart drejt Prishtinës me çmime të lira për festat e fundvitit! Kompania më e madhe kosovare, Prishtina Ticket, ju...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri,...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka adresuar rëndësinë e kthimit të Kosovës...
    Lajme16 Janar 2025
    Analisti politik, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, e quan temë të ndjeshme dhe delikate diskutimin e Asociacionit në fushatën zgjedhore. ‘’Asociacioni është temë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, u përpoq...
    Sport16 Janar 2025
    Marrëdhënia e vlerësimit dhe e admirimit mes dy kampionëve ekziston prej vitesh, me shkëmbime të shpeshta komplimente e madje edhe fanella. Një...
    Vip16 Janar 2025
    Xuxi ka biseduar me Leon në oborr për Drilonin. Ai i tregoi për fjalët e Drilonit, ndërsa Leo po i tregonte detaje...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.