Pas dhënies së dorëheqjes nga të gjitha funksionet në AAK, parti me të cilën ka arritur që të bëhet kryetar i Obiliqit në dy mandate , Xhafer Gashi sot ka zyrtarizuar angazhimin e ri politik që e ka quajtur: “Iniciativa Qytetare për Obiliqin”.
Postimi i plotë i Xhafer Gashit
“Sot, mbajtëm takimin e Këshillit Inicues të Iniciativës Qytetare për Obiliqin, nën prezencën e 49 anëtareve nga të gjitha lokalitetet e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, me vullnet dhe energji për të vazhduar me punë të mira për Obiliqin. Në këtë takim u zgjodh edhe grupi punues për përpilimin e procedurave të mëtutjeshme të kësaj iniciative, që do të jetë funksional deri në Kuvendin e punës nga i cili do të dalin gjitha strukturat e Iniciativës Qytetare për Obiliqin.
Në fjalën time falënderova pjesëmarrësit që madhështuan këtë takim, ku nga sot me votën e tyre me unanimitet të plotë Iniciativa Qytetare për Obiliqin, do të jetë adresa e re e cila është e hapur për të gjithë qytetarët të Obiliqit, kuadro të rijnë profesionistësh të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin dhe ndërtimin e qytetit të Obiliqit.
Na priftë e mbara
Xhafer Gashi
https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/posts/1106734619794620