×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Lidhjes së Bizneseve: Mosbashkëpunimi i qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar ambient të vështirë të punës

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2024

    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një ambient të vështirë për realizimin e politikave të punësimit dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Dreshaj ka deklaruar se, në vend të një dialogu të hapur dhe bashkëpunimi konstruktiv, ka pasur një distancim të dukshëm mes institucioneve dhe sektorit privat, çka ka rritur tensionet dhe ka penguar zhvillimin e një tregu të punës më të drejtë dhe më të balancuar.

    ‘’ Mosbashkëpunimi i qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një ambient të vështirë për realizimin e politikave të punësimit dhe të drejtave të punëtorëve. Në vend të një dialogu të hapur dhe bashkëpunimi konstruktiv, ka pasur një distancim të dukshëm mes institucioneve dhe sektorit privat, duke rritur tensionet dhe duke penguar zhvillimin e një tregu të punës më të drejtë’’, tha Dreshaj për FrontOnline.

    Dreshaj ka sugjeruar një alternativë për përmirësimin e situatës, duke nënvizuar rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit me sindikatat dhe mbështetjes për organizimin sindikal. Sipas tij, sindikatat janë një instrument kyç për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e transparencës dhe drejtësisë në punë.

    ‘’ Një alternativë që mund të ndihmojë në përmirësimin e situatës është fuqizimi i bashkëpunimit me sindikatat dhe mbështetje për organizimin sindikal. Sindikatat janë një instrument i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe mund të luajnë një rol kyç në rritjen e transparencës dhe drejtësisë në punë’’, tha Kryetari I Lidhjes së Bizneseve.

    Ai ka theksuar se Qeveria mund të ndihmojë në krijimin e një ambienti më të favorshëm për sindikatat, duke ofruar mbështetje për organizimin e tyre dhe duke siguruar kushte ligjore për negociata kolektive efektive.

    ‘’ Qeveria mund të nxisë krijimin e një ambienti më të favorshëm për sindikatat, duke ofruar mbështetje për organizimin e tyre dhe duke krijuar kushte ligjore për negociata kolektive efektive’’, theksoi Dreshaj.

    Dreshaj ka përfunduar se një bashkëpunim më i ngushtë midis Qeverisë, sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve mund të krijojë një sistem më të qëndrueshëm dhe më të drejtë, ku të drejtat e punëtorëve dhe nevojat e biznesit mund të balancohen në mënyrë efektive.

    ‘’ Një bashkëpunim më i ngushtë mes qeverisë, sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve mund të krijojë një sistem më të qëndrueshëm, ku të drejtat e punëtorëve dhe nevojat e biznesit mund të balancohen në mënyrë efektive’’, përfundoi Dreshaj./FrontOnline/

    Premtimet e parealizuara të kryeministrit Albin Kurti, sektori privat në “mëshirën e fatit”

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Pesë persona vdiqën të premten mbrëma në Magdeburg të Gjermanisë, pas një sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjes atje. Në mesin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Ai ka thënë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të mbyllë për një vit platformën TikTok, si...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Spektakli më i madh dhe fenomenal që ka thyer rekorde shikueshmërie, “Big Brother VIP 4”, tashmë ka startuar. Mbrëmjen e së shtunës,...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Peja ka fituar derbin e javës së 13-të të Superligës, duke mundur Trepçën me shifrat 65:64 (27:17, 17:14, 10:23, 11:10). Vendasit e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.