×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë uron Fitër Bajramin

    FrontOnline
    30 Mars 2025

    Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, hoxhë Bujar Spahiu ka uruar sot përmes një videomesazhi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin.

    “Nesër është festë, është Fitër Bajrami. Hani e pini të gëzuar se këtë e keni fituar në ditët e kaluara thotë Zoti i madhërishëm. I lutemi Zotit të madhëruar, bamirësit që Ramazani i nderuar, i cili në këtë botë është fund e krye një mirësi e madhe që në ditën e ringjalljes të ndërmjetësojë te Zoti për ne duke thënë “O Zot unë i kam penguar këta gjatë ditës, nga të ngrënët, të pirët dhe kënaqësi e tjera të ndryshme. Pranoje ndërmjetësimin tim në favor të tyre. Të nderuar motra e vëllezër, agjërimi ishte një shkollë një mujore për secilin prej nesh. Gjatë këtij muaji njeriu mëson se modestia dhe jo mendjemadhësia është virtyt, mëson se falja është më me vlerë se falja është më me vlerë se hakmarrja, përkujdesi ndaj të varfërve dhe të pamundurve është cilësi më e lartë se indiferentizmi, mëson vetëdisiplinimin, kontrollin dhe vetëedukimin”.

    “Sot nuk mund t’i përmend të gjitha ato të mira që i mësuam nga muaji Ramazanit, por një çështje me rëndësi që duhet të përqëndrohemi. Drejtimin që e morëm në Ramazan, suksesin e sjelljeve dhe jetën e përparuar fetare që e arritëm duhet t’i vazhdojmë më tej. Ruajeni atë që e fituat në Ramazan. Nesër ne festojmë me familjet, të afërmit dhe miqtë tanë, por nuk harrojmë të bëjmë pjesë të gëzimit të varfërit, të sëmurët, të moshuarit të cilët përveç lutjeve drejtuar Zotit japin edhe mbështetjen tonë direkte sipas mundësisë”, vijoi ai.

    Kreu i Komitetit Mysliman e mbyll mesazhin e tij me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë duke u shprehur se “uroj që kjo festë të sjellë begati dhe mirëqenie në familjen e çdo shqiptari”.

    “Fitër Bajarami le të na shërbejë si një moment i vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat e përgjithshme njerëzore. Qoftë ky Bajram, një burim mirësie, dashurie dhe uniteti për ju dhe të dashurit tuaj”, përfundon Spahiu. /KlanKosova/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    2 prilli është një ditë e rëndësishme për ekonominë globale, një ditë që Donald Trump e ka quajtur “Dita e Çlirimit”. Ky...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Më 3 dhe 4 prill, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) do të mblidhen...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej...
    Lajme02 Prill 2025
    Një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht një burrë në veri të vendit. Sipas policisë, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt...
    Lajme02 Prill 2025
    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshmë në Kaçanik, ku u qëllua për vdekje një polic. Konjufca ka...
    Lajme02 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë që është e mundur. Duke folur për këtë temë,...
    Lajme02 Prill 2025
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy në një konferencë të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se shpreson që...
    Lajme02 Prill 2025
    Polici Muhamed Lika, u vra mbrëmë në Kaçanik. Lidhur me ngjarjen tragjike ka reaguar kryetari i kësaj komune, Besim Ilazi. Ilazi u...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.