×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i komitetit të jashtëm amerikan i thotë Osmanit se ka dhënë leksion lidershipi për gjithë Evropën

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Edhe kryetari i komitetit të jashtëm amerikan Keith Self, ka reaguar pas kërkesës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ndaj qeverisë së prirë nga Albin Kurti për të hequr taksat për importet nga SHBA-ja.

    Ai tha se me këtë veprim presidentja Osmani u ka dhënë leksion lidershipi udhëheqësve të tjerë evropianë.

    “Ky është një mësim i jashtëzakonshëm për udhëheqësinë që partnerët tanë evropianë duhet ta marrin parasysh/”, ka shkruar ai.

    Osmani nëpërmjet rrjetit social “X” ka bërë të ditur se sot i ka kërkuar qeverisë suspendimin e tarifave të importit ndaj gjithë produkteve amerikane.

    Osmani ka thënë se ky vendim mund të jetë hap i rëndësishëm i thellimit të marrëdhënieve ekonomike me aleatin më të afërt të Kosovës.

    “Dhe do t’i dërgojmë mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fuqishme me SHBA-në, me vizion të qartë që do të na bënte dy shtetet më të forta, të sigurta dhe prosperuese”, ka shkruar Osmani në “X”.

    “Jam e bindur se ky vendim do të krijonte mundësi të reja pune, shkëmbim teknologjik dhe rritje afatgjata ekonomike. Më shumë se lëvizje ekonomike, ky është objektiv i politikës së jashtme, riafirmim i angazhimit tonë të gjatë në aleancën Kosovë-SHBA, të ndërtuar në vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe dekadave të përkrahjes së palëkundshme”, ka shkruar ajo.

    Më 5 prill pritet të hyjnë në fuqi tarifat bazë të ShBA-së prej 10 për qind ndaj një sërë shtetetesh, përfshirë edhe Kosovën.

    Më së shumti, nga kjo taksë, do të preken industritë e dyshekëve dhe të modës, bazuar në të dhënat publike pranë Doganës së Kosovës.

    Sipas të dhënave të eksportit të doganës për vitin 2024, Kosova rezulton të ketë një deficit tregtar në vlerë rreth 70 milionë euro me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova, eksporton nga ShBA-ja në vlerë 106 milionë euro ndërsa eksporton në vlerë 39 milionë euro.

    Peshën kryesore të importeve të ShBA-së nga Kosova në vitin 2024 e mbajnë dyshekët dhe fustanet për gra, raporton Paparaci.

    Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, Kosova ka eksportuar në ShBA dyshekë prej materialesh të ndryshme nga goma apo plastike në vlerë mbi 11 milionë euro. Prodhuesi kryesor është kompania me bazë në Gjakovë, Comodita Home.

    Ndërkaq, produkti i dytë me më së shumti vlerë eksporti nga Kosova në ShBA janë fustanet, një industri kjo e zhvilluar në Kosovë sidomos fal dizajnerit të njohur tashmë në rang ndërkombëtar, Valdrin Sahitit.

    Ndërkaq, produktet që ShBA-ja eksporton në Kosovë përfshijnë naftën e gazit si produkt kryesor, koksin e naftës, si dhe medikamente të dorëzuar për shitje me pakicë, tregojnë të dhënat e Doganës së Kosovës për vitin 2024.

    Në vitin 2024, eksportet e ShBA-së në Kosovë arrijnë shumën e 106 milionë eurove në total.

    Të dhënat e doganës tregojnë se eskportet e naftës së gazit arrijnë vlerën e mbi 26 milionë eurove.

    Presidenti amerikan Donald Trump rezervoi tarifa më të larta për Serbinë, Bosnjë dhe Hercegovinën e Maqedoninë e Veriut.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Prill 2025
    Mbretëria e Bashkuar në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka potencuar faktin se ky shtet ka...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryediplomatët e Kosovës dhe të Serbisë kanë këmbyer akuza ndaj vendeve të njëri-tjetrit në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të...
    Lajme08 Prill 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, në fjalën e saj para Këshillit të Sigurimit të...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    Vip08 Prill 2025
    Egli Tako dhe Gjesti kanë bërë një bisedë së bashku për zhvillimet e fundit në shtëpinë e famshme. Banorja po i tregonte...
    Lajme08 Prill 2025
    Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës po e bllokon formimin e qeverisë së re,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.