×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit pakistanez: Enver Hoxhaj duhet të udhëheq me shtetin

    FrontOnline
    10 Shkurt 2021

    Krytari i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit pakistanez, Mushahid Hussain Syed, përmes një videoje ka thënë se kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj ka cilësinë që të jetë udhëheqës i shtetit dhe i ka uruar fat në zgjedhje.

    Përmes një videoje, Hussain Syed, ka rrëfyer se si ka lindur bashkëpunimi me Enver Hoxhajn, derisa ishte ministër i jashtëm i Kosovës, dhe tutje si ka vazhduar bashkëpunimi i tyre.

    “Përshëndetje nga Islamabadi, Pakistan. Është kënaqësi e madhe t’ia dërgoj këtë mesazh mikut tim, vëllait tim dhe burrështetasit të madh të Ballkanit dhe mikut të komunitetit ndërkombëtar, Shkëlqesisë së Tij, Enver Hoxhajt, i cili shërbeu si ministër i Jashtëm dhe me të cilin kam pasur bashkëveprim të ngrohtë dhe të këndshëm kur shkova në Prishtinë, Kosovë, si mysafir i tij, në vitin 2014. “, ka thënë Hussain Syed.

    Tutje, ai ka thënë se të gjithë ishin të impresionuar dhe të frymëzuar prej bashkëbisedimit që patën me Enver Hoxhajn, siç e quajti, këtë mendimtar të rëndësishëm, këtë burrështetas të madh.

    “Të gjithë ishim të impresionuar dhe të frymëzuar prej bashkëbisedimit që patëm me këtë mendimtar të rëndësishëm, me këtë burrështetas të madh, me këtë politikan dhe udhëheqës, i cili po kandidon në zgjedhje në Kosovë dhe i dëshirojmë shumë fat. “, ka shtuar krytari i Komitetit për Punë të Jashtme në Pakistan.

    Për Enver Hoxhajn, ai u shpreh se është mikpritës i ngrohtë, burrështetas me vision për të ardhmen, për Kosovën dhe popullin e saj.

    “Ai është një mikpritës i ngrohtë, ai është burrështetas me vizion për të ardhmen, për Kosovën dhe popullin e saj, për Ballkanin dhe se si ky rajon dhe shteti i tij mund të bashkëveprojnë me komunitetin ndërkombatre në një botë gjithinë në lëvizje.”, ka thënë ai.

    Tutje, shton se Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re, një lidership të dëshmuar, që është i testuar.

    “Kosova ka nevojë për një udhëheqje të re, një lidership të dëshmuar, që është i testuar,  e cila është e paracaktuar për një energji të re dhe vizion të ri, që e ngrit Kosovën krahas vendeve tjera në shekullin 21. Inshallah!”, ka thënë në video Hussain Syed.

    Krejt në fund, ai thotë se Enver Hoxhaj e ka këtë kalibër dhe cilësinë e udhëheqjes.

    “I dëshirojmë shumë fat në zgjedhje dhe shpresojmë për më të mirën, si dhe pres të punoj me të në të ardhmen. Faleminderit dhe gjithë të mirat.

    Dhe Enver Hoxhaj e ka këtë kalibër dhe cilësinë e udhëheqjes. I dëshirojmë shumë fat në zgjedhje dhe shpresojmë për më të mirën, si dhe pres të punoj me të në të ardhmen. Faleminderit dhe gjithë të mirat.”, përfundon ai.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.