Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar se nga sot qytetarët e prekur me COVID-19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Tani e tutje qytetarët e prekur me #COVID19 lirohen nga të gjitha pagesat në institucionet shëndetësore. Situata me pandeminë ka ndikuar dukshëm edhe tek ekonomitë familjare dhe me këto pagesa, nuk mund t’ua rëndojmë më tepër këtë barrë”, ka shkruar Kastrati.