Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të ekzekutivit.
Kryetari Suma, ka vlerësuar se themelimi i institucioneve të Kosovës me qeveri të re e cila e përfaqëson vullnetin e qytetarëve të shprehur më 14 shkurt, është lajmi i shumëpritur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen.
Ai ka uruar që kjo të jetë koha e gjeneratave të reja për të qeverisur me shtetin e Kosovës, dhe ka shprehur përkrahjen e tij të plotë ndaj Kryeministrit Kurti në detyrën e tij të re.