Paris Guri, kryetar i Forumit Rinor të LDK’së, ka kritikuar ministrin e Kulturës Hajrullah Çeku për dhënien e 255 mijë eurove për organizatën që dikur ushtronte funksionin e drejtorit, e tani aty e ka vëllain.
“Kjo pyetje shkon për krejt qytetarët normal të Kosovës, Qysh mundesh me arsyetu një ministër që i jep prej kuletës së shtetit 255 mijë euro Organizatës që vet ka qenë drejtor ekzekutiv, e pjesë e saj është edhe vëllau i tij. Po pra e dëgjuat mirë, vet vallau i tij. Organizatës së cilës e ka themeluar vetë ministri ia ndan rreth 200 mijë euro. Vazhdojmë tutje, se nuk përfundon me kaq”, shprehet Guri.
“Një ministër që burrit të këshilltarës së kryeminstrit ia jep 268 mijë euro, ndërsa motrës së deputetit Artan Abrashi, ia ndanë plotë 255 mijë euro. Domethënë mbi gjysmë milioni euro, i shpërndan tek kllika e Vetëvendosjes, që na kanë shit moral ton këto vjet. Qysh arsyetohet kjo? Qysh quhet kjo ndryshe? Përveç se HAJNI. Zotri Çeku, nuk je më Hajrullah, je Hajnrullah”, është shprehur ai.