Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit.
Në rrjetin e tij social “Facebook”, ai e përshkroi të ndjerin si një punëtor të palodhur, familjar të përkushtuar dhe pjesëtar të një familjeje me kontribut të madh atdhetar dhe politik.
“Sot na tronditi thellë lajmi i trishtë për vdekjen aksidentale të Dursim Ademit, një punëtor i palodhur, familjar i përkushtuar dhe anëtar i një familjeje që me vite të tëra ka dhënë kontribut të madh atdhetar e politik. I nderuar baba i Dursimit, z.Ymer Ademi, familjarë, miq, shokë dhe bashkëvendas të Dursimit. Më lejoni të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tonë, Dursimit! Uroj që së bashku të gjejmë forcën për ta përballuar dhimbjen. Të ndjerin, Zoti e shpërbleftë me Xhenet!”, ka shkruar Xheladini.