Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar se ish-kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga kjo parti, Xhemajl Hasani, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Hasani, që është edhe krytar i degës së Nismës në Podujevë, ka qenë më herët edhe këshilltar në kabinetin e Limajt kur ishte Zëvendëskryeministër.
“Angazhimi i tij për transparencë e bën atë një zë të besueshëm për qytetarët, me pasionin dhe përkushtimin e tij, ai është gati të përballojë sfidat dhe të kontribuojë në avancimin e shoqërisë sonë”, ka shkruar Limaj.