×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari i BIK-ut, Naim Tërnava, në vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, po qëndron për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është pritur në takim nga kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm për Çështjet Islame, Fondet dhe Zekatin në EBA, Omar Habtoor al Darei.

    Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe vëllazërore, ku u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe autoriteteve përkatëse në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Gjatë bisedimeve, palët diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë edukimin fetar, ndihmën humanitare dhe projektet sociale, me fokus në mbështetjen e iniciativave që synojnë përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve.

    Vizita e myftiut Tërnava në Emiratet e Bashkuara Arabe vjen në kuadër të përpjekjeve të Bashkësisë Islame të Kosovës për zgjerimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe forcimin e partneriteteve strategjike me institucione të rëndësishme të botës islame.

     

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Lajme24 Maj 2025
    Reshjet pushojnë ditën e diel, derisa vransirat shpërndahen më vonë duke shkuar nga mbrëmja. Ditëve të para të javës së ardhshme, mbeten...
    Lajme24 Maj 2025
    Një shtëpi në fshatin Abri të Skenderajt u përfshi nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Rastin e...
    Lajme24 Maj 2025
    Veç dy javë pasi që u bë kancelar i Gjermanisë, Friedrich Merz dhe qeveria e tij morën një vendim që lidhet direkt...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Maj 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë...
    Lajme24 Maj 2025
    Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka publikuar një fotografi ku shihet çmimi i lartë i qershiave. Fotografia është komentuar shumë ditëve të fundit, pasi...
    Lajme24 Maj 2025
    Analisti Shenoll Muharremi, ka komentuar situatën e energjisë në vend, duke thënë se diskutimet rreth kësaj çështjeje s’duhet të reduktohen vetëm rreth...
    Lajme24 Maj 2025
    NISMA Socialdemokrate, ka njoftuar se nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor. Në njoftimin e kësaj partie, bëhet e ditur se në këtë...
    Lajme24 Maj 2025
    PrishtinaTicket ka hapur një destinacion tjetër të rëndësishëm në Gjermani – fluturime direkte për në Köln çdo të shtunë! Ky qytet i...
    Lajme24 Maj 2025
    (Radio Evropa e Lirë) – Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.