Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje e cila u radhit e para në zgjedhje.
Ai ka falënderuar qytarët që kanë kontribuar që procesi zgjedhor të jetë model.
“Dje, ishim dëshmitarë të një procesi zgjedhor shembullor, çka reflekton pjekuri qytetare e organizim të mirëfilltë zgjedhor, zgjedhje të lira e të drejta. Ky proces, tash kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje! së cilës i uroj fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Shkrimi i tij i plotë:
Të dashur bashkëqytetarë!
Dje, ishim dëshmitarë të një procesi zgjedhor shembullor, çka reflekton pjekuri qytetare e organizim të mirëfilltë zgjedhor, zgjedhje të lira e të drejta. Ky proces, tash kur kanë mbetur edhe pak vendvotime në numërim, nxori fituese Lëvizjen Vetëvendosje! së cilës i uroj fitoren dhe punë të mbarë në drejtimin e vendit.
Faleminderit gjithë qytetarëve që kontribuan që të kemi këtë proces zgjedhor model, gjithashtu anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së së Ferizajt që nuk u kursyen në përpjekjen e tyre për forcën tonë politike.