×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e komunave kanë përmbushur vetëm 47% të premtimeve

    FrontOnline
    04 Mars 2021

    Instituti GAP ka publikuar në platformën elektronike “Letërnjoftimi i Komunave”, vlerësimin më të fundit rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave nga zgjedhjet lokale 2017. Ky monitorim përfshinë realizimin e premtimeve deri në dhjetor 2020.

    Sipas GAP, Nga gjithsej 869 premtime të evidentuara nga Instituti GAP, në 25 komuna të ndryshme të Kosovës, deri në muajin dhjetor 2020 janë përmbushur 411 premtime, 186 premtime janë realizuar pjesërisht, 158 premtime kanë filluar të përmbushen, ndërsa për 114 premtime nuk është evidentuar ndonjë nismë në përmbushjen e tyre.

    “Shikuar sipas përqindjes, nga 869 premtimet e dhëna, deri në dhjetor të 2020 janë përmbushur vetëm 47% e premtimeve. Pjesa më e madhe e premtimeve janë përmbushur në fushën e mirëqenies sociale 74%, pastaj rënditen fusha e administratës 58%, në fushën e ekonomisë 57%, në fushën e bujqësisë 56%, në fushën e shëndetësisë 50%, në fushën e shërbimeve publike 47% dhe në fushën e infrastrukturës 45%. Fusha ku më së paku janë përmbushur premtimet janë fusha e urbanizimit, arsimit dhe ajo e kulturës. Komunat që nuk është përfshirë kësaj here në përditësim është ajo e Podujevës ku në fund të nëntorit të 2020 janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune. GAP ka monitoruar premtimet e kandidatëve për kryetar komune dhe ka evidentuar se kryetari aktual i kësaj komune ka dhënë 44 premtime në fusha të ndryshme. Instituti GAP bën monitorimin e përmbushjes së premtimeve në 26 nga 38 komunat, ngase 12 nga kryetarët aktual nuk kanë zhvilluar fushatë zgjedhore më 2017 (Skenderaj, Mamusha dhe komunat me shumicë serbe)”, thuhet në një komunikatë të GAP.

    Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna. Vlerësimi i premtimeve bëhet në mënyrë periodike përmes bashkëpunimit me organizatat lokale.

    Për të parë detajet e premtimeve të dhëna dhe ecurin e përmbushjes se tyre, mund të vizitoni platformën elektronike të Institutit GAP duke klikuar në këtë link: http://www.komunat.institutigap.org/Premtimet.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë të dyshuar për “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Diabetit është organizuar tryezë e rrumbullakët, me moton “Thyerja e barrierave, plotësimi i boshllëqeve”....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Koreticë, ku një person ka mbetur i lënduar. Këtë e ka konfirmuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, është takuar sot me gjeneralin amerikan në pension, Wesley Clark. Hovenier ka shkruar se është gjithmonë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur në takim sot kryetarin e KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, me të cilin kanë diskutuar për...
    Sport14 Nëntor 2024
    Kosova ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kombeve. Ndeshja që...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.