Kryetarët e Komunave në takimin e sotëm me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe atij të Pushtetit Lokal, Zoran Rakiq kanë thënë se nuk do ta votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxheti në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023.
Sipas njoftimit, arsyeja kryesore është që Ministria e Financave ka paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin paraprak.‘Kryetarët e Komunave në takimin e sotëm me znj Hykmete Bajrami, Ministre e Financave dhe z.Goran Rakiç, Ministër i Pushtetit Lokal kanë vendosur që të mos e votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxheti në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023 (KASH)”.