Kryetarët e komunave të Kosovës janë treguar të dobët në sferën e investimeve kapitale. 30 nga 36 sa janë nuk kanë arritur ta përmbushin as 50 % e investimeve kapitale në periudhën janar – shtator të këtij viti (2023), raporton Front Online.
Më se keqi qëndrojnë katër komunat Veriore, si Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, ku atje nuk është shpenzuar as edhe një cent për investime kapitale, kjo për shkak situatës së brishtë të sigurisë dhe ndërrimit të kryetarëve tash e sa muaj atje. 5 % të buxhetit për investimet kapitale ka harxhuar Shtërpca dhe 11 % Ranilluga, të gjitha këto vendbanime me shumicë serbe. 15 % të buxhetit për projekte të mëdha ka harxhuar komuna e Hanit të Elezit, e drejtuar nga Mehmet Ballazhi, kurse nga 16 % Vushtrria, Novobërda e Fushë Kosova, raporton Front Online.
Pasqyra e tillë nxirret nga të dhënat e publikuara në raportin e Thesarit të Shtetit, që operon brenda Ministrisë së Financave dhe Transfereve.
Përformancë më të mirë sa i përket realizimit të investimeve kapitale bazuar në origjininë e partive prej nga vijnë kanë treguar kryetarët e AAK-së, pastaj ata të LDK-së, Vetëvendosjes dhe krejt në fund ata të PDK-së, raporton Front Online.
Komunat e “VV-së”, mesatarja e investimeve kapitale 34 %
Komunat e drejtuara nga Vetëvendosje nuk është se kanë bërë diçka të madhe në fushën e investimeve kapitale.
Mesatarja e investimeve totale të tyre brenda periudhës janar – qershor 2023 është 34 %.
Fjala është për komunën e Shtimes (Qemajl Aliu), 38 % dhe Gjilanit (Alban Hyseni), 35 % investime kapitale, Podujeva (Shpejtim Bulliqi) 33 % dhe Kamenicë (Kadri Rahimaj) 30 sosh.
Komunat e “LDK-së”, mesatarja e investimeve kapitale 37 %
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) udhëheq gjithsej tetë komuna.
Mesatarja e investimeve kapitale nga kryetarët e saj në Obiliq, Junik, Lipjan, Viti, Pejë, Istog, Fushë Kosovë dhe Prishtinë është 37 %, raporton Front Online.
Ndër të gjitha komunat e udhëhequra nga LDK-ja, Obliqi (Xhafer Gashi) prin me 91 % të investime kapitale, pastaj Juniku (Ruzhdi Shehu) 42 %, Lipjani (Imri Ahmeti) 31, Prishtina (Përparim Rama) 19 %, Vitia (Sokol Haliti) 39 , Peja (Gaz Muhaxheri) 38 %, Istogu (Ilir Ferati) 20 dhe Fushë Kosova (Burim Berisha) më e dobëta, me veç 16 % të investime kapitale të realizuara.
Komunat e “PDK-së”, mesatarja e investimeve kapitale 30 %
Partia Demokratike udhëheq më më së shumti komuna në vend, gjithsej 9.
Mesatarja e investimeve kapitale nga kryetarët e saj është 15.6 %.
Skenderaji (Fadil Nura) dhe Ferizaji (Agim Aliu) kanë realizuar nga 59 % të investime kapitale, Prizreni (Shaqir Totaj) 50, Drenas (Ramiz Lladrovci) 32 %, Kaçaniku (Besim Ilazi) 42, Mitrovica e Jugut (Bedri Hamza) 43 %, Dragashi ( Shaban Shabani ) 21 dhe Vushtrri (Ferit Idrizi), 16 % e Hani i Elezit (Mehmet Ballazhi) me 15 % të investimeve kapitale të kryera, raporton Front Online.
Komunat e “AAK-së”, mesatarja e investimeve kapitale 52.5 %
Mesatarja e komunave të udhëhequra nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është më e larta për investime kapitale, 52.5 %.
Prin komuna e Deçanit (Bashkim Ramosaj) me 78 % të investime kapitale të realizuara, Rahoveci (Smajl Latifi) me 62, Gjakova (Ardian Gjini) me 47 % dhe Suhareka (Bali Muharremaj) më e dobëta me 23 %, raporton Front Online.
Kryetari i Malishevës, kampion për investime kapitale
Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati është kryetari kampion për investime kapitale në periudhën 9 mujore, janar – shtator, të vitit 2023.
Ai ka realizuar 93 % të investimeve kapitale.
Kastrati vjen nga Partia Nisma Socialdemokrate. Malisheva, njihet si bastion i kësaj partie.