Musa Misini, kryesuesi i ri në Bordin e Përkohshëm të KEK-ut, mohon se ka ndonjë lidhje me LDK-në.
I kontaktuar nga KOHA, ai ka thënë se nuk është në dijeni për emërimin e tij në këtë post.
“Nuk jam i njoftuar për emërimin si kryesues i Bordit të KEK-ut. Kam aplikuar në konkursin e rregullt por deri tash nuk kam marrë ndonjë njoftim zyrtar nga qeveria”, tha ai.
Misini thotë se lidhjet me LDK-në, i ka shkëputur prej vitit 2014 dhe se zgjedhja e tij në këtë post, nuk ka të bëjë me partinë.
Musa Misini, ka qenë kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e vitit 2014.